Dua të jem kjo që ndjehem: Femër
F – 17 vjeç
Unë jam një djalë 17 vjeçar. Jeta ime filloi nga mosha 4 vjeçe sepse vetëm atëherë fillova të kuptoja çfarë nuk shkon me mua.
Një ditë vendosa të luaja me rrobat e mamit dhe në ato momente kur u vesha pash diçka brenda meje që tha je ti, por jo në trupin tënd të vërtetë. Pastaj, fillova çdo ditë e deri më tani vishem siç ma ndjen shpirti d.m.th si femër.
Sa herë që shikoj veten time në pasqyrë filloj të qaj edhe them se Zoti më ka mallkuar në këtë trup që jam sot e kësaj dite.
Unë do ti lutesha çdo njeriu, vetëm njëherë në jetë, ta shoh veten time në trupin tim ideal, 24 orë.
Dua t’ju them edhe diçka tjetër: trans nuk bëhesh por lind në trup të gabuar. Lufto për ëndrrën që ke edhe unë do luftoj deri në vdekje për ëndrrën time, që ta shoh veten time siç e meritoj. Jo veç unë por të gjithë që ndjehen kështu.
Femrat transgjinore janë femra, po ashtu edhe meshkuj trans janë meshkuj.