Dylberat për Palestinën – Prishtina nikoqire e festivalit botëror queer në mbështetje të Palestinës
Prishtina do të jetë nikoqire e festivalit të parë të solidaritetit global queer për Palestinën, të quajtur Queer Cinema for Palestine.
Queer Cinema for Palestine (QCP) është një festival filmi 10-ditor i kuruar kolektivisht që feston realitetet globale queer dhe qëndron në solidaritet me palestinezët.
QCP do të zgjasë nga 11-20 nëntor dhe do të presë dhjetra ngjarjesh në të gjithë botën, si në internet ashtu edhe fizikisht. Nata e hapjes së festivalit do të mbahet në Prishtinë, të enjten me 11 nëntor, duke filluar nga ora 19:00 në hapësirat e Kino Armata.
Programi në Prishtinë i kuruar nga Dylberizm do të jetë një ngjarje e poezisë slam, performancës drag dhe përzgjedhjes së filmave të shkurtë ndërkombëtarë që do të angazhojë dylberat nga Kosova në një diskutim rreth të kuptuarit të ndërthurrjes dhe çfarë do të thotë të jesh i shtypur në bazë të identitetit.
Me performancë të poezisë slam nga Agon Rexhepi, dhe nga Vera Vendetta, performuesja shqiptare drag nga Shkupi.
Programin e plotë të QCP në Prishtinë mund ta gjeni këtu.
QCP është një iniciativë queer e solidaritetit global e para e llojit të vet që ofron një hapësirë të gjallë duke përdorur artin dhe kulturën për të kundërshtuar dhunën e vazhdueshme të aparteidit izraelit.
QCP do të shfaqë filma dhe dokumentarë duke përfshirë filma dhe artistë rajonalë palestinezë, master klasa me regjisorë, diskutime në panel, performanca drag, solidaritet queer indigjen, dhe më shumë.
QCP përkon me TLVFest, festivali i filmit LGBT i sponsorizuar nga qeveria izraelite. Çështjet palestineze kanë bërë thirrje për një bojkot të TLVFest për rolin e tij në pastrimin rozë të regjimit të okupimit ushtarak të Izraelit dhe aparteidit duke shtypur të gjithë palestinezët.
QCP do të prezantojë disa nga më shumë se 50 kineastët që kanë tërhequr filmat e tyre nga TLVFest në përgjigje të thirrjes nga palestinezët queer dhe gati 200 që janë zotuar të mos shfaqen në TLVFest. Një program i veçantë i filmave të shkurtër brazilian do të nderojë tetë kineastët brazilianë që u tërhoqën nga TLVFest në 2020.
QCP pranon se luftimi i aparteidit nëpërmjet akteve parimore të refuzimit dhe tërheqjes është vetëm një pjesë e ekuacionit. QCP ofron një hapësirë për artistët që të bëjnë atë që bëjnë më së miri: krijimin e artit për audiencën dhe përdorimin e artit për ndryshime shoqërore.
“Si palestinezë queer ju ftojmë të bashkoheni me ne në Kinemanë Queer për Palestinën, një festival feminist, antiracist, antikolonial që thërret PO për kinemanë queer dhe JO për aparteidin izraelit.” Ghadir al Shafie, bashkëthemeluese e Aswat – Qendrës Feministe Palestineze për Liritë Gjinore dhe Seksuale, komentoi.
QCP do të presë ngjarje në qytete anembanë botës, duke përfshirë Seul, Bilbao, Tunis, Bejrut, Belfast, Prishtinë, Paris, Montreal, Torino, Sofje dhe Londër, Ontario.
Programi në internet do të organizohet në platformën më të fundit të Toronto Queer Film Festival, të krijuar duke pasur parasysh aksesin. Filmat do të jenë në dispozicion gjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit.
QCP inkurajon grupet vendase queer, dhe grupet antiraciste në solidaritet me palestinezët në mbarë botën që të organizojnë netët e shfaqjes gjatë festivalit.
Programin e plotë të QCP mund ta gjeni këtu.
QCP u mblodh në maj 2021, ndërsa bota protestoi dhe një numër i paprecedentë artistësh, të famshëm sportivë dhe akademikësh kërkuan përgjegjësi pas bombardimeve të Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, dëbimeve të detyruara në Sheikh Jarrah dhe Silwan në Jerusalemin Lindor dhe arrestime të dhunshme dhe shtypje të palestinezëve që demonstrojnë për të drejtat e tyre.
QCP organizohet nga koaliconi global që përfshin Dylberizm nga Kosova; Aswat – Palestinian Feminist Center for Gender and Sexual Freedoms; Kooz Queer Film Festival në Palestinë; Palestinian Campaign for the Academic and Cultural Boycott of Israel (PACBI); Palestine Festival of Literature; Toronto Queer Film Festival; Seoul Human Rights Film Festival; Rainbow Action Against Sexual-Minority Discrimination, koalicioni më i madh queer në Kore; Mawjoudin në Tunizi; Outburst Queer Arts Festival në Belfast; Festival Ciné-Palestine në Paris; Sursock Museum në Bejrut; Toronto Palestine Film Festival; Cinema Politica në Montreal; Sare Lesbianista në Bilbao; Maurice GLBTQ në Torino; Violetki në Sofje; Embassy Cultural House në Londër, Ontario; and Independent Jewish Voices Canada.