Tu e lexu qitash
Mbahet Parada e 9-të e Krenarisë në Podgoricë

Mbahet Parada e 9-të e Krenarisë në Podgoricë

Nën diellin rrezatues, ngjyrat e bukura të ylberit, brohorive plot emocion e nën sloganin “Ljubav, ljudi/ Dashni, njerëz”, sot, më 16 tetor, u mbajt Parada e Krenarisë në Podgoricë.

Për të nëntën herë më radhë, rrugët paqësore të kryeqytetit mbushen me aktivistë e qytetarë nga vende të ndryshme të Ballkanit.


Parada e Krenarisë, filloi me disa fjalime nga organizatorët e Javës së Krenarisë, të cilët ndër të tjera përmenden edhe sfidat me të cilat komuniteti LGBTQ+ vazhdon të përballet në Malin e Zi.


Ditën e djeshme, ndërtesa e presidencës malazeze u ndriçua me ngjyrat e ylberit, në mbështetje të Paradës së Krenarisë, kurse sot i pranishëm në marshim ishte këshilltari i presidentit për çështje ligjore. Poashtu, në paradë ishtin të pranishëm edhe kryetari i qytetit të Podgoricës, Ivan Vuković dhe Avokati i Popullit, Siniša Bejeković.


Kujtojmë se parlamenti i Malit të Zi, në korrik të vitit 2020 kaloi ligjin i cili njeh partneritetet e të njëjtit seks duke u bërë vendi i parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh legalisht çifte gej dhe lezbike. Një vit më vonë u shënua edhe martesa e parë mes seksit të njëjtë në vend, e regjistruar në qytetin e Budvës. Gjithsesi, ligjet malazeze vazhdojnë të jenë një sfidë për çiftet queer.


Parada e Krenarisë, e cila do të shoqërohet me një ndejë, do ta përmbyllë Javën e Krenarisë e cila filloi me 11 tetor.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top