Prindërve veç ju duhet kohë për me t’pranu qashtu qysh je
F – 14 vjeç
Edhe pse unë hala “fmi” për me menu për kto sene, po prej që kom dalë hapur si lezbike (te vetja edhe te shoqnia e ngushtë) jom ka nihna si vetja mas shumë viteve. Kurrë nuk jom ndi qikaq me vetëbesim, amo në t’njejtën kohë jom ka nihna që nuk jom e pranume prej kurrkujt.
Ehhh tash qysh e kom vërejt që jom lezbike… tbh gjith e kom ditë po skom dasht’ me pranu se gjith kom pas ndjenja për çika t’ndryshme po edhe për djem në t’njejtën kohë, amo unë se kom ditë çka osht me pas ndjenja përnime për ni djalë. Mas sdi sa vjetve, e takova ni çikë shumë t’bukur n’shkollë edhe n’fillim menojsha që jom ka du veç mu bo shoqe me to… amo s’ish kanë qashtu. Unë kom dasht’ mu konë ma shumë se shoqe.
Ah, kurrë çikë ma t’bukur se ajo skam pa. Ma vonë e kuptova që jom dashuru plotësisht n’to… Mas do mujve fillova me pranu vetën për ato që jom edhe e morra guximin me come out te dy shoqet e mia t’ngushta. Kurrë se kom ditë që kanë me m’mbështetë najherë amo isha konë gabim. Ato m’dojnë për ato që jom edhe qajo m’bon mu ndi mirë me vetën.
Tash, prindërit…. spo di valla. Prindërit e mi menojnë që njerëzit që jonë pjesë e LGBTQ+ e bojnë veç për vëmendje amo s’osht qashtu.
Ni ditë meta unë me nanën n’kerr edhe ra tema për njerëz LGBTQ+ edhe i thash që unë fminë tem e kisha suportu për gjithçka se osht fmia jem edhe kallxom pse osht gabim me dasht’ kon e don ti?! Vazhdum qishtu nja 20 minuta edhe dikur ja musha menjen që s’osht gabim. Masanej u ndiva ma e sigurt, amo do prindërve veç ju duhet kohë për me t’pranu qashtu qysh je.