“Edhe Shqiptar, Edhe Dylber” nga Diana Dukagjini
MOJ SHQIPËRI, SA TË DUA!
TË KEM TË TË HIDHEM NË ATË KRUA!
TË KEM TË HIDHEM BASHKË ME NJË GRUA,
A MË PRANON, PO SI THUA?
PO, MË PRANON, ASHTU SIÇ JAM!
SEPSE MËMË UNË TY TË KAM!
E TI MUA MË KE FËMIJË,
SIDOQOFTË TË TË VIJ!
NËN PEMËT E TUA DUA TË PREHEM,
NË FUSHAT E TUA TË DËFREHEM!
TË QESH, TË QAJ, TË JETOJ,
AJRIN TËND T’A FRYMOJ!
PO ATË A DO TA PRANOSH?
ME LULET TUA TA KURORËZOSH?
LE T’A NGROHË DIELLI YT,
FJALËT E TUA TI KETË NË FYT!
MOJ SHQIPËRI, TË JAP NDER,
DHE PËRSE JAM DYLBER!
PO KU KE PARË BIJT’ E SHQIPËRISË,
MOS TI JEPEN DASHURISË?
TOKA JOTE MË MBAN,
PAMVARËSISHT SE Ç’THANË,
MENDJELEHTËT E TË MJERËT,
NE TY TI NGREMË KRERËT!
NE PËR TY DERDHIM GJAK,
E PËR TY AJO ËSHTË PAK,
SE PËR ATO Ç’NA KE DHURUAR
PËRJETËSISHT DUHET URUAR!
MOJ SHQIPËRI,TË DASHUROJ,
DHE DO TË DUA NJËSOJ,
NGA TI, JO S’MË NDAJNË DOT,
AS NESËR, AS DJE, DHE AS MË SOT