Presidenti çek i quan njerëzit transgjinorë ‘të neveritshëm’
Presidenti çek Milos Zeman quajti personat transgjinorë “të neveritshëm” në një intervistë në CNN gjatë bisedës për ligjin e ri kontrovers në Hungari.
Ligji hungarez ndalon çdo material edukativ për fëmijë që promovon homoseksualitetin, ndryshimin e gjinisë dhe konceptin që seksualiteti ndryshon nga ai që i është caktuar personit në lindje. Ligji hasi në kritika nga anëtarë të Bashkimit Evropian.
Zeman tha se ndërhyrja e anëtarëve të BE-së në punët e brendshme është gabim i madh politik, dhe mbrojti kryeministrin hungarez Viktor Orban. “Nuk shoh arsye pse mos të pajtohem me të”, tha Zeman.
Më vonë ai shtoi: “Mund ti kuptojë gejët, lezbiket, e kështu me radhë. Por a e dini se kënd nuk e kuptoj fare? Këta persona transgjinorë”.
Zeman përshkroi personat transgjinorë si “thellësisht të neveritshëm për mua”.
Pozicioni i Hungarisë ka nxitur dyshime se a përket në Bashkimin Evropian. Presidenti i Komisionit Evropian tha se ligji është “haptazi diskriminues” dhe se “shkon kundër çdo vlerë të BE-së”.
Komentet e Zemanit u bënë përderisa disa qytete anembanë botës festuan Krenarinë me parada e marshe. Festivali i Krenarisë në Pragë është planifikuar për javën e parë të gushtit.
Aktivistët lokalë kanë frikë se Republika Çeke ka mundësi të ndjekë rrugën e fqinjëve jo-liberalë si Hungaria dhe Polonia. Kalimi i ligjit të barazisë për martesë është penguar vazhdimisht, dhe qytetarët çekë janë të detyruar t’i nënshtrohen ndryshimit të gjinisë dhe sterilizimit si kusht zyrtar i tranzicionit.