Kandidati i parë gej për president të Brazilit bën histori dhe ndez kritika
Guvernatori Eduardo Leite mori përshtypje të ndryshme në Brazil, kur doli hapur si gej gjatë fushatës së tij presidenciale për vitin 2022.
Ndërkohë që ky fakt e bën kandidatin e parë presidencial gej i hapur në Brazil, ai u kritikua shumë për mbështetjen e mëparshme ndaj Jair Bolsonaros, lideri brazilian homofob i së djathtës ekstreme.
Leite, kandidati përfaqësues i Partisë Qëndrore Braziliane Socialdemokrate (PSDB) në zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm, u shpreh hapur për orientimin e tij seksual për herë të parë, në rrjetin televiziv më të madh të vendit, TV Globo.
“Kurrë nuk kam folur për një temë në lidhje me jetën time private,” u shpreh ai. “Por në këto kohë kur Brazilit po i humbet integriteti, nuk kam asgjë për të fshehur. Jam gej.”
Për momentin, Leite mban postin e guvernatorit të Rio Grande do Sul, një shtet i populluar në pjesën më jugore të Brazilit që kufizohet me Uruguajin. Në moshën 36-vjeçare, Leite është guvernatori më i ri në moshë i vendit dhe dalja e tij hapur e bëri edhe guvernatorin e parë gej.
Gjatë intervistës, qartësoi se ai e sheh veten si “një guvernator që rastis të jetë gej, jo guvernatori gej.” Këtë paralelizëm ai e krahasoi me rastin e ish-presidentit Barack Obama, të cilin e konsideronte si “një president që thjesht është i zi, jo presidenti i zi.” Më pas shtoi, “Për këtë jam krenar.”
Fillimisht, ai do të jetë përballë kundërshtarit të tij brenda PSDB-së, João Doria, guvernatorit të San Paulos, gjithashtu, edhe anëtar i Senatit Federal të Brazilit, sipas Al-Jazeera.
Leite shpresonte se deklarata e tij nuk do të përbënte problem për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por që tani ka filluar të marrë reagime negative për seksualitetin e tij. Ai u shpreh se dalja hapur e tij u bë i domosdoshëm, për shkak të sulmeve politike nga kundërshtarët e tij, përfshirë Bolsonaron. Lideri i së djathtës ekstreme, që u zgjodh president në 2018, rishtazi, në mënyrë tallëse, u shpreh se Leite “mund të ketë fshehur pasuritë federale në vrimë e tij anale,” siç ka raportuar The Guardian.
“Unë dal dhe ha darkë me të dashurin tim dhe nuk fshihem nga askush,” tha Leite, “por është krijuar një zhurmë dhe kanë qarkulluar aludime, tallje nga presidenti dhe sulme nga politikanë të tjerë. Kjo nuk është e drejtë, nuk është e saktë, nuk është e tolerueshme.”
Shumë figura të mirënjohura e kanë duartrokitur qëndrimin e tij kundër homofobisë dhe faktin që kandidatura e tij tashmë është historike. Fabiano Contrato, që u bë përfaqësuesi i parë gej i hapur në senatin brazilian në vitin 2018, e falenderoi guvernatorin për guximin e tij në një postim në “Twitter”: “E njoh dhimbjen dhe burgun e “dollapit”, sidomos në një mjedis konservativ siç është ai i politikës.”
Ndonëse Leite shkroi në “Twitter” se mesazhet e shumta mbështetëse e kanë bindur se dashuria do ta mundë urrejtjen, jo të gjitha mesazhet kanë qenë edhe aq të ngrohta. Jean Wyllys, një politikan gej që u largua nga Brazili pas vrasjes së politikanes Marielle Franco, vuri në dukje se Leite fillimisht mbështeste Bolsonaron gjatë zgjedhjeve të vitit 2018.
Fillimisht, ai do të jetë përballë kundërshtarit të tij brenda PSDB-së, João Doria, guvernatorit të San Paulos, gjithashtu, edhe anëtar i Senatit Federal të Brazilit. “Ky çunak pati shume mundësi të ndryshme të mbronte komunitetin LGBT dhe nuk bëri asgjë,” Wyllys shkroi, duke pretenduar se Leite “deri dje ishte nje bolsonarist dhe me shumë mundësi edhe sot vazhdon të jetë i tillë, sepse në asnjë moment nuk është tërhequr nga mbështetja për Bolsonaron.”
Në të vërtetë, Leite e mbështeti Bolsonaron gjatë garës së tij në vitin 2018. Në disa komente të cituara nga “The Guardian” ai shprehet se kishte qëllim të votonte përfaqësuesit e kaluar të Dhomës së Deputetëve në mënyrë që të ndalonte grupet majtiste të merrnin pushtetin. Gjithësesi, Leite i qëndroi faktit se nuk ishte “100% i patrazuar” nga platforma e Bolsonaros, e cila përmbante dënime në formën e torturës dhe kundërshtonte ruajtjen e pyllit të Amazonës.
Për sa i përket çështjeve LGBTQ+, qëndrimet e Bolsonaros janë akoma më famëkeqe. Në një intervistë të 2011-ës për “Playboy”, tha se “nuk është në gjendje t’i falë dashuri djalit të tij nëse do të ishte gej”, duke shtuar se më mirë ta kishte të vdekur sesa gej. Nëntë vjet para kësaj deklarate, Bolsonaro dha një deklaratë tjetër për “Associated Press”, duke u shprehur se do ta rrihte një çift gej nëse shihte që po kapeshin për dore në rrugë.
Të tilla deklarata nuk kanë reshtur që kur Bolserano u zgjodh president. Në kulmin e penademisë shprehej se ata që merakoseshin për virusin COVID-19 ishin thjesht frikacakë (sissies), ndërkohë që i bënte thirrje udhëtarëve LGBTQ+ t’i qëndronin sa më larg Brazilit si destinacion turistik. Kritikët shprehen se retorika e tij ka nxitur dhunën ndaj personave LGBTQ+ në një ndër vendet me shifrat më të larta të krimeve të urrejtjes.
Bolsonaro akuzoi kundërshtarin e tij për përdorimin e orientimit të tij seksual për të mbledhur publicitet për fushatën e tij, duke e krahasuar atë me shpërndarjen e një “karte biznesi”.
“Unë nuk kam asgjë kundër jetës së tij private, por ai nuk mund t’ua imponojë jetesën e tij të tjerëve”, tha ai në komentet e cituara nga Reuters.
Leite ende nuk i është përgjigjur kritikave për mbështetjen e tij të mëparshme për Bolsonaro. Një sondazh i fundit zbuloi se nëse zgjedhjet 2022 do të mbaheshin sot, kandidati i majtë, Lula da Silva i Partisë së Punëtorëve (PT), do të mposhtte Bolsonaro me 26%. Leite nuk u përfshi në sondazh.