Ndjenja e fuqishme
Unë so që jom dashuru najherë me najkon shumë pooo… para 3 viteve m’ka pëlqy ni djalë shumë, edhe e kom pas ni dashni edhe admirim për to që nuk ka përshkrim.
Kur jom konë i ri e adoleshent n’shkollë t’mesme, nuk e kom kuptu që kom ndenja për djem, po kur e kom bo shok q’at person, ja ka nisë me m’pëlqy ndryshe. Kena nejtë shumë bashkë edhe shpesh herë m’ka provoku n’mënyra t’ndryshme që m’kanë bo me dyshu që edhe ai munet me pas ndjenja për djem, kshtu që përafërsisht mas ni viti që e njofta, vendosa me e pytë a i doken atraktiv djemt, edhe a ka naj ndjesi për mu.
Normalisht që ajo që ndodhi, as nuk e kom prit, se na jem konë tepër shokë t’mirë, edhe pse m’vjen rond me thonë amo, as vet se di qysh, u çu edhe m’ka rreh. M’ka rreh që menxi n’shpi tem jom shku edhe s’kom pas as qysh me kallxu çka m’ka ndodh… Mas atij rasti nuk m’ka fol mo asniherë edhe tash që kanë kalu 2 vjet prej herës t’fundit, ma as idenë se kom ku osht ose a osht mirë.
Ni person që m’ka bo mu ndi mu rehat përgjatë një viti, që kom kalu kohë ma shumë se me familjen tem…m’ka lëndu ma shumë se kushdo që munet, jo për dhunën fizike, po për fjaltë e tij t’fundit që mi ka thonë “Krijesë pa vlerë që e flliqi DYNJANË”.
Kurrë se harroj këtë rast.