“Krenarinë gjuje” nga Agnesa Qerimi
Krenarinë gjuje rrugëve si shkamb mbi qeliza t’vdekuna t’atij truni që s’pranon.
Ec,mbahu, çohu, jeho!
Vrapoj qoshet e këtij vendi që i takon.
Lartësinë kape me gishtat tu t’vallëzu.
Këndoje lahutën e vetvetës, n’gjuhën që nuk ta njeh malësia.
Ekzisto. Merre ajrin e njëjtë si t’dhelp’nave.
Po, ruje ngrohtësinë e qengjit.
Krenarinë gjuje rrug’ve si shuplakë,
mbi f’tyren e djallit që s’ja dojmë ngjyrën, s’ja pranojmë vujtjen, s’ja japim sytë për me pa urrejtjen.
Krenarinë gjuje, mësoj edhe lodrat që jetojnë me t’dashtë.
Mbyte me kambëngultësi, ironinë.
Frikë mos ju ki palaçove që lozin sikurse janë elitë priviligjuese.
Jepju krahëve, tu u mbajtë si me ec për herë t’parë, mbi dash’ninë.
Ec, vrapo, çohu, jeho!
Gjuje krenarinë n’qiell. Ylberit, shtoja ngjyrën tonde. Le t’rrezoj mbi mollëza lum’tunia që kanë deshtë me ta marrë.
Është e jotja.
Ji krenar/e.