Tu e lexu qitash
Sulmohet fizikisht një aktiviste transgjinore në Tiranë
Nale Dheze

Sulmohet fizikisht një aktiviste transgjinore në Tiranë

Organizatat LGBTI në Tiranë Aleanca LGBTI, Pro LGBT dhe Historia ime, përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë njoftuar të mërkurën me 16 qershor, se një aktiviste transgjinore është sulmuar në Tiranë.

Aktivistja L., 21 vjeçe është sulmuar përderisa ishte duke ecur në rrugët e kryeqytetit shqiptar, kur 10 djem e kanë sulmuar atë verbalisht dhe fizikisht.

Deklarata e plotë e organizatave LGBTI është si në vijim:

“Në sfondin e deklaratave të rënda homofobike të ditëve të fundit që nxisin dhunë, urrejtje dhe diskriminim, një anëtare e komunitetit Transgjinor në vendin tonë është sulmuar sot (16.06.2021) verbalisht e fizikisht në rrugët e Tiranës.

Dhuna ndaj L. 21-vjeçe është dokumentuar me foto, ku duken qartasi shenjat në trupin e saj, të bëra nga 10 djem të keqedukuar, e të nxitur nga dhuna verbale e të ashtuquajturve “profesionistë” nëpër studio televizive dhe në rrjetet sociale!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm, ne kërkojmë urgjentisht që rasti të zbardhet nga autoritetet dhe të vihen para drejtësisë autorët e dhunës.

Ne kërkojmë gjithashtu të ndalet menjëherë gjuha që nxit dhunë dhe urrejtje ndaj komunitetit LGBT, dhe një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse!

Çdo anëtar i komunitetit LGBTI+ ka të drejtë të jetë i lirë në rrugë, shtëpi e në hapësirat publike, ndaj kjo është një ngjarje e trishtueshme dhe alarmante, që kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të duhur në respekt të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, dhe në përmbushje të angazhimeve që institucionet kanë marrë përsipër.”

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top