Shefi i kuzhinës shqiptare në SHBA përgatiti Piten e Krenarisë për nder të Muajit të Krenarisë
Nik Nikiqi, një aktivist dhe shef shqiptar i kuzhinës në SHBA, ka gatuar Piten e Krenarisë, për nder të fillimit të qershorit – Muajit të Krenarisë LGBTQ+.
Nikiqi, i cili është gej i hapur, ka gatuar piten me përbërës tradicional të kuzhinës shqiptare, si domate dhe qepë, kunguj, speca të verdhë në mazë, spinaq me purri, patate vjollcë dhe lakër të kuqe turshi, të cilët ja dhanë pites ngjyrat e ylberit.
“Qershori është Muaji i Krenarisë LGBTQ+, dhe si shtëpia fqinje e juaj miqësore Ballkanike, me fjalët e Harvey Milk, “Unë jam këtu për t’ju rekrutuar” duke ju bërë të ditur se dy nga bekimet e mëdha të jetës time janë të qenit shqiptar të qenit gej.” shkroi Nikiqi në faqen e tij në Instagram @breadsaltandheart, që përkthehet në “bukë e kripë e zemër”.
“Mesazhi im për çdo fëmijë lezbike, gej, bi, ose trans që mund ta lexojë këtë (ose për këdo tjetër me vullnet të mirë që duhet ta dëgjojë) është ky: duajeni veten, sepse jeni bërë mrekullisht; ruani sigurinë tuaj, sepse ju jeni një dhuratë për familjen dhe miqtë tuaj, vendin tuaj dhe botën; kërkoni sistemin tuaj të mbështetjes (unë jam gjithmonë këtu!), sepse nuk jeni vetëm; përqafoni identitetin që është më autentik për ju, sepse është trashëgimi e juaj të jeni në gjendje ta bëni këtë; sfidoni cilindo që do të del në rrugën e lumturisë suaj, sepse Krenaria e parë ishte një trazirë; dhe gjithmonë kujtohu se nuk jemi vetëm një popull në grindje – ne nuk jemi vetëm një popull i rezistencës – por ne jemi gjithashtu një popull i gëzimit. Edhe në ditët më të errëta, njerëzit tanë gjejnë mënyra për të ndriçuar dritën tonë. Cilado qoftë ajo që po kaloni, dijeni se ju presin më shumë mrekulli në anën tjetër të saj sesa mund të imagjinoni. GËZUAR KRENARI!” ka përfunduar Nikiqi.