Nuk e di si kom mund, po ja kam dalë mos me i bo dom vetës.
M – 20 vjeç
Hiç ma shumë se para nja dy vite, unë s’kam mund me e paramendu që kam me ardhë me një gjendje, ku jo veç me e pranu veten po me pas dhe shokë që dinë për orientimin tim seksual.
Unë jam nji djalë i ri, homoseksual. I lindur e i rritur në një shtet të Ballkanit ku dhe aktualisht jetoj.
Po du me nda diçka nga jeta jem, e ndoshta dikush që e lexon ndjehet njejtë qysh jom ndje unë kur kam lexu storiet tuaja, me shumë kurreshtje e shpesh me buzëqeshje t’madhe.
Po m’vjen shumë keq që identiteti jem duhet më qenë anonim, por e di që keni me ndje prezencën tem.
Me qenë pjesë e ktij komuniteti n’vendbanimet tona s’është e lehtë, madje shpesh bohet tepër rond. Ka ni kohë tashmë që unë jam mundu me eksploru identitetin tim, prej ni periudhe kur e kuptova se ishte diçka që smundej më të anashkalohet dhe poashtu një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit. Ka qenë diçka ndryshe, me ngritje e ulje, kom taku njerëz të ri dhe kom pas eksperienca interesante po ama asnjo serioze dhe të sinqert dhe kjo për ni arsye shumë t’thjeshtë, prej frikës e prej turpit t’madh që na si komunitet e mbajna mbi shpinë.
Ka ni kohë shumë të gjatë që unë e shohë botën veç bardhë e zi, sado që mundohem mos me shpreh e me ndryshu ku mundem, është fakt që pesimizmi i shoqëron personat e ktij komuniteti dhe kjo për arsye t’dukshme. Kom pas shpesh momente ku kam thënë se nuk shkon mo, faza të ronda ankthi ku fryma m’osht zon e skom dit qysh me qetsu vetën. Ankthi shpesh ka zgjat e osht kalu n’depresion po prapë se prapë koha ka kalu, ca plagë i ka shëru e ca tjera as vet ska ditë çka me ju bo. Nuk e di si kom mund, po ja kam dalë mos me i bo dom vetës edhe pse psiqikisht e kom pas shpesh shumë rand.
“Ndryshimi ndodh atëherë kur i bën disa milje në këpucët e tjetrit” osht ni thënje që besoj shumë na vyn neve shqiptarve, për me i kuptu disa çështje e me u vetëdijësu, se mënyra si trajtohet komuniteti Queer te na është e papranueshme.
Trauma që edhe sot e përjetojnë më të rinjtë e ktij komuniteti, është shumë e dëmshme, e ky realitet duhet të ndryshojë medoemos edhe pse e di nga eksperinca jem se sa rond është. Bile kjo për momentin është problemi jem kryesor, marrëdhënia jem me prindërit që osht tepër e distancume shkaku i së njejtës arsye. Ato nuk e dinë edhe sja kom idenë qysh kom me ju kallxu, shpesh mendoj se kurrë ska me ndodh e pastaj mbje n’mend sa e rëndësishme oshtë për mu.
E di që ka ni arsye që m’ndihmon me duru, edhe pse të njejtës smuj me i vnu emër. Gjithsesi jom shumë i bindun se “Nothing changes, if nothing changes”, e për me ndrru diçka ma s’shumti varet prej vet neve, komunitetit.
Bashkë kemi me bo shumë sende t’mira, kurajo.