Tu e lexu qitash
17 maji – Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë & Transfobisë

17 maji – Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë & Transfobisë

Sot, më 17 maj, botërisht shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë & Transfobisë (IDAHOBIT – International Day against Homophobia, Biphobia & Transphobia).

Kjo ditë u formua në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, liderëve të opinionit, lëvizjeve shoqërore, publikut dhe medieve; për dhunën, diskriminimin dhe situatën alarmante me të cilën ballafaqohen personat lezbike, gejë, biseksualë, transgjinorë, interseks dhe të gjithë ata që nuk konformohen me shumicën e normave të identitetit seksual dhe gjinor.

IDAHOBIT festohet në më shumë se 130 vende të botës, përfshirë këtu 37 vende ku aktet midis të njëjtit seks janë të paligjshme, me 1600 ngjarje të raportuara nga 1280 organizata në 2014-tën.

Këto mobilizime bashkojnë miliona njerëz në mbështetje të njohjes së të drejtave të njeriut për të gjithë, pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti ose shprehja gjinore.

Data e 17 majit është zgjedhur specifikisht për të përkujtuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1990, për të shfuqizuar homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendor.

Këtë vit, tema e IDAHOBIT është e lidhur fort me kohët nëpër të cilat jemi duke kaluar.

“Trupat tanë, jetët tona, të drejtat tona”

Një temë nën të cilën janë të mundshme shumë forma të avokimit: të kërkojmë të drejtat tona për të jetuar seksualitetin tonë dhe për të shprehur lirshëm gjinitë tona, por edhe duke kërkuar të jemi të lirë nga dhuna fizike, nga konvertimi i ashtuquajturave “terapi” dhe nga sterilizimi i detyruar i personat trans dhe interseks.

Një temë që na kujton se shumë prej nesh anembanë botës i jetojnë çdo ditë fobitë LGBTQI+ dhe se trupat tanë po abuzohen, duke na shkatërruar jetën. Trupat tanë janë jeta jonë. Dhe ne kemi të drejtë të jetojmë të lirë dhe me dinjitet!

Gëzuar IDAHOBIT!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top