Gjermania paraqet ankesë ligjore kundër zyrtarëve çeçenë për spastrime anti-gej
Pesë zyrtarë nga rrethi i ngushtë i udhëheqësit autokratik të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, janë subjekt i një ankese penale në Gjermani për krime kundër njerëzimit, në një përpjekje ligjore për të kërkuar drejtësi mbi spastrimet anti-gej të republikës gjysmë-autonome ruse.
Fletë akuza prej 97 faqesh, akuzon ushtrinë dhe aparatin shtetëror çeçen për përndjekje, arrestime të paligjshme, tortura, dhunë seksuale dhe nxitje për të vrarë të paktën 150 individë në bazë të orientimit të tyre seksual që prej shkurtit 2017, shkruan The Guardian.
Nëse prokurori i përgjithshëm në Karlsruhe vendos të marrë përsipër çështjen, e cila u paraqit në shkurt nga Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (KEDNJ), një OJQ gjermane dhe Rrjeti LGBT rus, bashkëpunëtorët e Kadyrov mund të përballen me një urdhër arresti nëse ata shkelin në Gjermani.
Gazeta ruse Novaya Gazeta së pari tërhoqi vëmendjen për një fushatë të bashkërenduar persekutimi kundër burrave gej dhe biseksualë në prill 2017, duke raportuar se njerëzit ishin mbledhur dhe mbajtur në burgje jozyrtare, ku ata ishin abuzuar verbalisht, janë rrahur me shufra metali e me elektroshok.
Qeveria çeçene mohoi raportin e Novaya Gazeta, duke pretenduar se nuk kishte njerëz gej në Çeçeni dhe ata që ekzistonin do të largoheshin nga familjet e tyre. Një hetim rus për këtë çështje u ndërpre më vonë.
Një ankesë penale në gjykatën penale ndërkombëtare (ICC) e paraqitur nga aktivistët francezë në 2017 nuk pati sukses sepse Rusia është tërhequr nga juridiksioni i gjykatës në Hagë.
Udhëheqësit çeçenë tani mund të akuzohen në Gjermani sepse vendi ka zbatuar parimin ligjor të juridiksionit universal për krime kundër njerëzimit, duke lejuar ndjekjen penale në gjykatat e tij edhe nëse krimet kanë ndodhur diku tjetër.
I njëjti parim lejoi kohët e fundit vendimin e parë nga një gjykatë jashtë Sirisë mbi krimet e luftës të kryera nga regjimi Asad, dhe ka bërë që OJQ-të të zbulojnë Gjermaninë si një forum për ankesa kriminale kundër princit të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe një ish-anëtar i armatosur i forcave në Gambi.
“Në një sistem të papërsosur të drejtësisë penale ndërkombëtare, me një ICC me juridiksion të kufizuar, Gjermania përpiqet të garantojë se Evropa nuk është një strehë e sigurt për kriminelët e luftës”, tha themeluesi i GJEDNJ, Wolfgang Kaleck. “Nëse asnjë juridiksion tjetër nuk heton, Gjermania është në gjendje dhe duhet të jetë e gatshme të marrë përsipër detyrat, duke përfaqësuar Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare.”
Sipas The Guardian, ankesa penale gjermane përfshin dy zyrtarë tashmë të sanksionuar nga BE, MB dhe SH.B.A. mbi spastrimet anti-gej: ish-truproja personale dhe zëvendës kryeministri i Kadyrov, Abuzayed Vismuradov dhe shefi i policisë Ayub Katayev – dhe kryetari i parlamentit çeçen, Magomed Daudov.
Vismuradov dihet që ka vizituar Gjermaninë në mënyrë të përsëritur në dekadën e fundit, duke kërkuar trajtim pas një aksidenti automobilistik në një spital pranë Hamburgut në 2012 dhe duke mbështetur luftëtarët Çeçenë në ndeshjet e boksit në Evropën Qendrore në 2014 dhe 2017.
Nëse prokurori publik federal i Gjermanisë ndërmerr hapa të mëtejshëm për të hetuar zyrtarët pasi ka parë materialin e gjerë të paraqitur nga GJEDNJ, çështja mund të ndihmojë gjithashtu të përndjekurit për të kërkuar azil në Evropë.
“Në shtete si Çeçenia, ku ekziston një tabu e fortë rreth identitetit seksual, zakonisht ka shumë pak informacion në lidhje me situatën e njerëzve LGBTQ,” tha Patrick Dörr, i Federatës Lezbike dhe Gej në Gjermani.
“Çdo veprim ligjor që çon në një dokumentim më të mirë se si njerëzit e fortë përndiqen ose mbrohen mund të bëjë një ndryshim thelbësor për një kërkesë azili.”
Meqenëse raportet e spastrimeve u shfaqën në 2017, vetëm një pjesë e vogël e qeverive evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Lituaninë, janë treguar të gatshme të marrin përsipër ata që ikin nga persekutimi.