Çka do të thotë të jesh trans?
Sot më 31 mars është Dita Ndërkombëtare e Dukshmërisë së Transgjinorëve (International Transgender Day of Visibility). Kjo datë, që nga viti 2009, i dedikohet kremtimit të personave transgjinorë dhe rritjes së vetëdijësimit rreth diskriminimit me të cilin ky grup i njerëzve përballen në baza ditore kudo në botë.
Transgjinorët përballen me diskriminim dhe stigmatizim edhe nëpër shkolla, vend të punës dhe institucione shëndetësore për shkak të identitetit të tyre gjinor. Janë ndër grupet më të ekspozuara ndaj dhunës psikologjike, emocionale dhe fizike që ushtrohet ndaj tyre dhe shkalla e vrasjeve të personave transgjinorë është akoma e lartë nëpër botë. Vetëm gjatë vitit 2020 janë regjistruar 350 persona transgjinorë të vrarë në mbarë botën, ku 152 ishin në Brazil, 75 në Meksikë, 28 në SHBA dhe 10 në Evropë.
Ndërsa mësoni më shumë për njerëzit trans këtë ditë dhe më gjerë, mos harroni se gjuha është gjithashtu shumë e rëndësishme, veçanërisht kur flisni për njerëz të margjinalizuar.
Shënim: Këto janë mendimet tona të marra nga përvoja e të dëgjuarit dhe të mësuarit nga njerëzit trans, si dhe nga teoritë e avancuara queer. Nëse jeni trans dhe këto nuk përshtaten me juve, ju lutemi përdorni atë që ju shkon më mirë!
Dhe, natyrisht, gjuha gjithashtu evoluon me shpejtësi, siç bëjnë komunitetet, kështu që mund të jetë e vështirë në fillim. Është në rregull të bësh gabime. Nuk është në rregull ta përdorni zakonin ose injorancën si justifikim. Kërkoni falje dhe bëni përpjekje specifike për të mësuar dhe përdorur terminologjinë më të respektuar.
Terminologjitë që duhet ti dini për të qenë sa më të saktë në gjuhën e përdorur mbi çështjet trans
Transgjinor – një mbiemër që përshkruan një person i cili nuk identifikohet si gjinia që iu caktua në lindje.
‘Transgjinor’ është mbiemër. Nuk është një folje ose emër. Vendosja e “një” para ose përdorimi i “transferuar” nuk është vetëm gramatikisht e pasaktë por gjithashtu nënkupton që diçka i ka ndodhur për të i bërë ashtu siç janë, e cila është e pasaktë.
Cisgjinor – një mbiemër që përshkruan një person që identifikohet me gjininë që iu caktua në lindje.
Cis burrë – një burrë që u caktua mashkull në lindje.
Cis grua – një grua që u caktua femër në lindje.
Këto terme nënkuptojnë se biologjia është në thelb binare, gjë që është e pasaktë. Biologjia është shumë më komplekse sesa binari penisi = burrë; vaginë = grua. Seksi biologjik shfaq shumë larmi ashtu si çdo pjesë tjetër e biologjisë njerëzore. Vizitoni dylberizm.com për më shumë shembuj.
Jo-binar/gjinia jo-binare është një termë obrellë për të gjithë njerëzit që nuk identifikohen si “burrë” apo si “grua”. Brenda këtij termi ka shumë identitete të tjera gjinore.
Identiteti gjinor dhe shprehja gjinore e disa personave jo-binar mund të jetë fluide, mund të jetë ndjenja e të qenit edhe burrë edhe grua, diçka në mes të këtyre binarëve gjinorë apo edhe tërërisht jashtë këtyre binareve.
Tranzicioni gjinor – çdo hap që një person ndërmerr për të afirmuar identitetin e tyre gjinor; kjo mund ose nuk mund të përfshijë ndryshime në emrin e dikujt, përemrat, pamjen fizike, marrjen e hormoneve, nënshtrimi i operacionit, ndër shumë gjëra të tjera. Nuk ka një mënyrë e vetme për tranzicion.
FTM – kjo do të thotë “Femër në Mashkull” dhe i referohet njerëzve të caktuar femër në lindje por që identifikohen si mashkull.
MTF – kjo do të thotë “Mashkull në Femër” dhe i referohet njerëzve të caktuar mashkull në lindje, por identifikohen si femër.
Seksi – zakonisht i referohet biologjisë, por nuk ka një mënyrë për të përcaktuar seksin biologjik. Shumica e njerëzve përpiqen të përcaktojnë seksin biologjik në një mënyrë (zakonisht me organe gjenitale të jashtme ose kromozome), por realiteti është se ekzistojnë pesë përbërës kryesorë të seksit biologjik: kromozomet, hormonet, shprehja e hormoneve, organet gjenitale të brendshme dhe organet gjenitale të jashtme. Shumica e njerëzve ekzistojnë brenda dy binareve klasikisht ‘mashkull’ dhe ‘femër’, por seksi biologjik është një spektër dhe shumë njerëz ekzistojnë midis dy kategorive kryesore. Këta njerëz quhen “interseks“. Nuk ka asgjë të keqe me trupat e tyre, kjo është vetëm një shprehje normale dhe natyrore e larmisë biologjike njerëzore.
Identiteti gjinor – gjinia me të cilën identifikohet një person; një pjesë e asaj që është dikush. Kjo nuk ka pse të përputhet me “seksin biologjik”, megjithëse shpesh ndodh pasi shumica e njerëzve nuk janë transgjinorë.
Shprehja gjinore – mënyra se si ne përpiqemi ose nuk përpiqemi ta komunikojmë gjininë tonë me të tjerët. Kjo është e kufizuar nga ana kulturore, kohore dhe gjeografike dhe përcaktohet më së miri nga konstrukti shoqëror.
Seksualiteti/Orientimi seksual – klasifikimi i tërheqjes së dikujt ndaj të tjerëve (p.sh. gej, heteroseksual, biseksual, aseksual etj)