“Çka po bohesh si çikë?”
Trans: M në F – 19 vjeç
Jom 19 vjeçare, jetoj n’Kosovë, jom trans, por që kurrë smujta mu ndi e tillë.
Jetoj në nji fshat, ku me qenë LGBT është sëmundje e tmerrshme, e turpshme e shumë e shumë ofendime tjera. Nuk kom mujt s’paku as 1 herë me fol me kërkon për ato çka unë ndjej e du me kanë, se me kon do që kom pas kontakt u konë n’ekstrem homofob. E unë, tu i kqyr paradat e krenarisë msheftas e tu e paramendu veten sikur jom aty me flamur në dorë e tu u përqafu me shoqni të komunitetit, që sa herë i kom kqyr, kom kajt e kom thanë “le se smundet me ndodh kjo kurrë”.
Jom lodh prej homofobave, që ni gjest me bo t’thojnë “hej a je normal ti, ti je djalë” ose ato fjalë tjera “çka po bohesh si çikë”, e plotë ofendime tjera. Krejt çka kisha dasht’ osht mu shpreh me dikon me fol për ata që m’pëlqejnë e për ashtu qysh unë du me u dokë e që jam. Kisha dasht’ me pas shoqni t’komunitetit që m’pranojnë qysh unë jom e me kanë shoqja e juaj e ngushtë, që mujm me fol për t’mira e t’kqija, me i qajtë hallet me dikon, se kurrë se pata këtë mundsi. Se pata kurrë mundsinë me fol me dikon për kto tema e qysh unë ndjehna.
Edhe shkolla e mesme u kanë shumë e ranë për mu. P.sh ni herë e maj n’men që n’shkollë, ni ditë para se mu majt Parada e Krenarisë, n’klasë ja kanë nisë me bo hajgare tu thonë kush po del nesër n’Paradë. Mu m’erdh ni guxim edhe n’orë t’msimit ju thash “Unë nesër kom me dalë n’Paradë. Çka ka lidhje, kurgjo nuk o, edhe ata jonë njerëz” edhe meniherë krejt klasa ja ka nisë me kesh edhe me thonë “Aah ky koka peder”. Edhe ditën tjetër njejtë kanë vazhdu me m’nguc, edhe e di që qato ditë jonë konë tmerr për mu.
Amo prapë e kom vazhdu shkollën edhe kisha dasht’ me thonë, kurrë mos u dorëzoni. Pranojeni veten ashtu qysh jeni, mos ndryshoni për shkak t’komenteve t’homofobave që sdijnëas vet çka thojnë. Pranoje veten me krenari, munohu me kanë afër shoqnisë që t’dojnë e t’pranojnën qysh je. Edhe unë kom pas komente shumë ofenduse, amo jom krenare që kurrë sjom ndiku prejt tyne edhe sjom dorëzu, gjithmonë me mendimin që bohet mirë edhe e gjej veten n’shoqninë që m’pranojnë qysh jom.
Osht mirë mu shpreh. T’jemi afër komunitetit, t’jemi t’bashkum e t’ja dalim së bashku. I love you, e kisha dasht’ pozitivitet.