Unë kurrë nuk e kom ditë që ka njerëz të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë
F – 16 vjeç
Tu i pa krejt kto storie e morra guximin edhe unë me nda storien tem.
Jom bi, 16 vjeç, e jom n’gjimnaz.
Nuk kom fully come out, veç te do shoqni t’gjimnazit edhe te shoqnia e ngusht, po jo edhe te familja.
Çikat e hallës, djemt e dajës krejt dyshojnë që nuk jom straight, po ashtu edhe motra, ama e di reagimin e tyne, për qato edhe nuk ju tregoj tu e marr parasysh se çfarë njerzish paragjykues janë.
Unë kurrë nuk e kom ditë që ka njerëz të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë e asnjëherë nuk e kom dyshu seksualitetin tim, deri sa në qershor të vitit 2019 e kom pa ni vajzë. Ajo ka qenë tomboy, kom mendu që osht djalë at first, e kom marr guximin me i fol edhe i kemi marr rrjetet sociale t’njona tjetrës. Unë nuk e kom ditë që ajo osht lezbike për faktin që as që kom menu që ka ksi njerëz.
Gjithmonë unë u gëzojsha kur e shifsha edhe gjithmonë nëse isha n’mood t’keq, ajo ish ajo që kish me ma ndreq veç tu ma bo “hi”. Mas ni kohe që u shoqnova me to po ma bon “jom lezbike” edhe ajo ka menu që unë e kom ditë, amo in fact se kom ditë edhe ofc e prita mirë.
Prej atij çasti mu ka shpreh ajo ndenja e pikëpytjes mbi seksualitetin tem. Masanej i labeled myself si bisexual. Me at’ qikën tash jom koxha shoqe, gati shoqe t’ngushta, kisha mujt me label si close friends. Tash po bohen almost dy vite edhe unë kur jom afër saj gjithmone ndi veç gëzim, rehati edhe lumturi.
Nuk e dini bre ju sa shumë e du, amo as ajo nuk e din, i rrej krejtve që kom simpati tjerë, edhe vet ato e rrej, po deep n’zemër she is the one. Nuk ja keni pa sytë edhe erën që e ka, kisha mujt me nejt ngat saj ton ditën. Kur e përqafi i thom vetes “le t’zgjat ky moment veç edhe pak” se prania e saj te unë osht vet kuptimi i jetës tem.
Nuk i kom tregu hala kërkujt po e di që edhe nëse i kallxoj dikujt, gjithçka prishet edhe nëse asaj i tregoj shoqnia jonë prishet se ajo ka ndjenja për dikon tjetër. Shpesh herë e nali veten mos me thonë fjalë që mos me u vrejt që e du e jom tu e majt si barrë ton këto ndenja për to.
Kërkush nuk e din e veç unë e di sa e madhe osht dashnia jem për to. Gjithmonë çdo ditë veç rritet dashnia edhe ndjenjat e mia për to…