Abdixhiku: Të drejtat LGBT përveç se duhen mbrojtur, ato duhen të avancohen dhe të promovohen
Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar së fundmi se ai dhe LDK-ja do të punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave LGBT.
Abdixhiku, i cili ishte i ftuar në emisionin Pressing të Televizionit Shtatë (T7) për të biseduar në lidhje me udhëheqjen e partisë së tij konservatore, ndër çështje të tjera u pyet edhe për qëndrimet e tij dhe të partisë që ai udhëheq mbi të drejtat e komunitetit LGBT.
Në pyetjen se çfarë mendoni për të drejtat e komunitetit LGBT, të parashtruar nga analisti dhe aktivisti Rron Gjinovci, Abdixhiku tha se “këto të drejta jo vetëm se duhet të mbrohen, por duhen të avancohen dhe të promovohen”.
“Ani pse është parti konservatore (LDK-ja) në këtë drejtim është liberale, për sa i përket respektimit të të gjitha të drejtave të njeriut. Ska dyshim këtu” shtoi ai.
“Janë disa tema që liderët politikë duhen me i parapri, edhe me tregu shembull në vend se duhet bërë një gjë e tillë, me pas guxim. Jo vetëm me i ndjek temat të cilat janë populliste dhe kanë pëlqim popullist. Ky është mos guxim i liderëve që shpesh e shohim për kalkulime të pakta” ka vazhduar tutje Abdixhiku.
Ndiqeni më poshtë deklaratën e tij të dhënë në T7.