Djali që m’ka bo me e kuptu seksualitetin tem
M – 14 vjeç
Eh…ka me ja nis.
Edhe pse jam adoleshent e këtë kohë kur ka ndodh kjo jam kanë hala ma i vogël, po prapë vendosa me tregu storien tem.
Kurrë skam pas shokë, po rastësisht me ni djalë në shkollë m’ra me fol, kur ai m’shkrujti me m’pytë për diçka… E maj n’men si sot at’ gzimin që e kam ndje kur kam shkru me to, edhe pse nuk e kam pas simpati ose najsen, veç jam ndje shumë i lumtur që ma në fund e bona ni “shok”.
Mas kësaj dulem (po du me i tregu detajet po smuj se nëse ai e lexon këtë letër, s’duhet me ditë që jam unë) e tan natën kam menu për to. E kam përjetu ni ndjejnë që kurrë se kam përjetu. Për secilin mendim thojsha “jo bre, po t’doket, se ki simpati, menimet e tua për djem janë veç ni fazë…” Me at’ mentalitetin që këto mendime janë veç ni fazë, kam vazhdu me fol me to edhe me dalë. Dilshim edhe me ni shok tjetër se tek e fundit veç shok jemi kanë. Edhe pse veç si BFF dilshim, unë jam ni tepër i lumtur.
M’buzqeshke ftyra n’mramje kur e kujtojsha buzëqeshjen e tij. Kemi pas shumë momente t’bukura, qoftë veç na dy, qoftë me at’ shokun tjetër. Unë gjith u tutsha me provu sene të reja edhe ai gjith e ka nxerrë at’ guximin brenda meje që unë me provu sene të reja. At’ kohë kam qenë me ni fazë palidhje (tu mos e pranu veten) edhe ndoshta ktij i kam hi n’nerva dhe ky ja nisi me e distancu veten prej meje, deri sa e nzuna tu rrejt edhe i tregova qe sdu me pas punë me to.
Veç unë e di çfarë vujtje kam pas brenda meje. Edhe pse ky i ka pas fajet, plotë herë i kam shkru m’fal, e gjithmonë seen ma ka lanë… Krejt menojshin që unë e urrej ato, po unë qaq shumë e dojsha sa që u dridhsha kur kalojsha ka ky. Masi që e kam përfundu shoqërinë, e kam dasht’ edhe 1 vjet e gjysë edhe gjatë ktyne ni vjet e gjysë menxi e kam pranu faktin që unë pe du dikon t’gjinisë t’njejtë.
Edhe pse në at’ kohë kam pas shpresa që ky mu kan LGBT+, tash e di qe o straight edhe e kam pranu at’ fakt.
Ma s’miri o që e kam pranu veten, unë jam biseksual edhe vetëm disa persona të rrethit të ngusht e dijnë. Kur e shoh, hala m’vjen ndjenja me shku me e përqaf edhe gjith thom “a thu e du hala?”