Thirrje për dylbera – Bonu pjesë e Dylberizmit!
A e dini se Dylberizm mirëmbahet plotësisht në baza vullnetare? Prej vetë dylberave? A kishe pas qejf me ju bashku ekipit e me kontribu në luftimin e homofobisë e transfobisë?
Atëherë, është koha për mobilizim!
Dylberizm-i u formua në vitin 2018 si nevojë për përfaqësimin dinjitoz të çështjeve queer. Që atëherë, Dylberizm shërben si platformë për informimin dhe edukimin queer, dhe është platforma e parë dhe e vetme LGBTQ+ në gjuhën shqipe. Platforma mirëmbahet plotësisht në baza vullnetare nga dylberë shqiptarë, dhe lexueshmëria dhe shikueshmëria e platformës po rritet çdo ditë e më shumë, prandaj, po ju ftojmë me na u bashku.
Jemi duke kërku dylberë dhe aleatë të cilët kanë përvojë në këto fusha;
- Përkthim (nga gjuhë të huaja në shqip dhe anasjelltas)
- Fotografi
- Dizajn grafik
- Web developing
- Gazetari
- Video editim
- Titrim
- Hulumtim
- Aksione rrugore
- Fusha tjera që i përshtaten platformës tonë.
Të mirëpritur janë persona queer dhe aleatë të të gjitha gjinive, etnive, prapavijave, të cilët janë të njoftuar me çështjet queer dhe që janë të gatshëm të na bashkohen në luftën tonë për çlirimin queer.
Puna vullnetare në Dylberizm mund të jetë e formave të ndryshme, varësisht prej mundësisë, kohës dhe aftësisë tuaj. Duke filluar nga ndihma në shkrimin e artikujve mbi çështjet LGBTIQ+, përkthimi i shkrimeve, lajmeve e materialeve të ndryshme edukative prej çfarëdo gjuhe në shqip, deri te dizajnimi i aktivitete të ndryshme, krijimi i rubrikave të reja apo zhvillimi i rubrikave ekzistuese.
Duke e pasë parasysh shtypjen e vazhdueshme ndaj dylberave dhe duke qenë dëshmitar të rëndësisë që informimi i popullatës së përgjithshme ka në luftën kundër homofobisë e transfobisë, ne kemi nevojë për dylbera, e dylberat kanë nevojë për njani-tjetrin.
Bashkë, për të njajtën kauzë, në forma të ndryshme! Për Dylberizm!
Plotëso formën e aplikimit në këtë link.