Lus Zotin të jesh mirë dhe e lumtur!
F – 24 vjeç
Nuk e di si mendojnë tjerët, por dashnia e vërtetë ndodh një herë në jetë, e këtë e provova edhe unë, ishte kohë shumë e shkurtër por mund ta them ishte koha më e mirë në jetë.
Të jem e sinqertë, kisha lidhje edhe para kësaj, mendova se ishin dashuri, por e them me plotë bindje dashnia e vërtet është magji, të pushton pa të pyetur, të verbon, të thellon në shpirtin e atij personi.
Kisha një fejesë të dështuar me një femër tjetër e cila më braktisi për një tjetër femër dhe u mësova me faktin, u ndamë, vazhdova jetën time, por nuk isha e gatshme të nisja një histori tjetër dashurie shpejt, por ja që ndodhi shumë shpejt e takova atë, isha unë ajo edhe pse mësova se s’dua dikë në jetë për një kohë i shkrova e para, nuk e di pse por e bëra. Ishte vajzë e re shumë me e re se unë, e bukur, inteligjente, ishte vajza e ëndrrave të mia, as vetes nuk i besova por në takimin e parë edhe pse ishte takim shoqëror, u dashurova, më pushtoj, zemra ime iku tek ajo. Ja fala vetën me dy duart. Ah, sa bukur ishte sikur në përralla, e doja shumë më shumë se veten, e dashuroja zërin e saj kur më thoshte të dua, melodi më të bukur nuk kam ndjerë më parë, por asgjë e bukur nuk zgjat gjithmonë, këtë e mësova nga ajo dashuri.
Pasi personi që unë isha e fejuar e kuptoj se unë kisha dikë tjetër në jete dhe isha e lumtur, filloj xhelozonte dhe bënte çdo gjë vetëm për të më kthyer në jetë, por zemra ime ishte diku tjetër tani, as se qaja kokën për asgjë përpos saj, dhe duke u munduar ta ruaj mirë, gjërat më dolën nga kontrolli, dashurinë e mbaja afër por exi ishte aty gjithashtu e pa ndalshme, më duhet ta merrja me të mirë vetëm të mos e lëndoja atë, por nuk mund të gënjesh përgjithmonë, asaj i pengonte personi i tretë në lidhje që ishte exi im. Nuk kisha asgjë me të më besoni, as shoqëri jo por një respekt që për një kohë të gjatë ishte pjesë e jetës time, por ky fakt i pengonte shumë asaj që zemra e donte. Epo mbeta mes dy zjarresh mund ta them, besimi i saj që doja u thye, e kjo ishte gjëja e fundit që e mendoja të ndodhte.
Ajo iku përgjithmonë, nuk e kam parë më asnjëherë, sikur e përbiu toka dhe as vet se kuptoj çfarë ndodhi, por nëse ajo e lexon këtë më lejoni ti them se ishte gjëja më e bukur që më ka ndodh në jetë dhe kudo që është mos harro se dikush mendon për ty.
Pas disa kohe përpjekje për ta kthyer në jetë, më qoj të fala duke më thënë se kishte filluar lidhjen me një djalë. Ok, nëse ashtu është e lumtur unë do jem edhe më e lumtur për të por sido që të jetë, kaloj një kohë, muaj të tërë, exi im mbeti aty edhe përkundër të gjithave, dhe e vazhdova fejesën me të aty ku kishte mbetur, por e them me krenari që për pak kohë edhe unë e përjetova dashurinë e vërtet.
Të faleminderit shumë që u bëre pjesë e jetës time, edhe pse nuk të kam afër, është zemra ime ende tek ti dhe të kujton gjithë kohës.
Lus Zotin të jesh mirë dhe e lumtur!