Shkurti – Muaji i Historisë Queer
Muaji i Historisë Queer është një vëzhgim vjetor një-mujor i historisë së lezbikeve, gejëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe gjithë personave queer, si dhe historisë së të drejtave queer dhe lëvizjeve përkatëse të të drejtave civile.
Muaji u themelua në vitin 1994 nga mësuesi i historisë në shkollën e mesme në Missouri, SHBA z. Rodney Wilson. Wilson vendosi të krijojë një program mësimor për arsimtarët që të udhëzojnë më mirë klasat e tyre mbi historinë gej. Wilson u frymëzua pasi doli hapur në klasën e tij të historisë së shkollës së mesme ndërsa jepte një mësim mbi Holokaustin.
Që atëherë, Muaji i Historisë Queer ka evoluar për të edukuar publikun mbi arritjet dhe trashëgiminë e liderëve lezbike, gejë, biseksualë, transgjinorë dhe queer të historisë. Muaji i Historisë Queer ofron modele, ndërton komunitet dhe përfaqëson një deklaratë për të drejtat civile në lidhje me kontributet e komunitetit LGBTQ+.
Por Muaji i Historisë Queer është më shumë se një kohë për arsimim. Është një kohë për të reflektuar se ku kemi qenë dhe ku po shkojmë. Është një kohë kujtimesh. Është një kohë për të mbështetur njëri-tjetrin.
Ti nderojmë jetët queer që kanë hapur rrugën për të gjithë ne, ndërsa vazhdojmë të bëjmë histori.