Kuptimi prapa çdo ngjyre në Flamurin e Krenarisë
Çdo shirit i ylberit përshkruan një sektor të komunitetit LGBTQ dhe spektrit queer. Ndërsa ka shumë versione të flamurit të Krenarisë – ka një flamur biseksual, flamur panseksual, flamur aseksual, flamur interseks, flamur transgjinor dhe flamur për fluiditetin gjinor, për të përmendur disa – flamuri më i zakonshëm i Krenarisë përmban gjashtë ngjyra: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër dhe vjollcë.
Fillimisht u krijua nga artisti dhe aktivisti i ndjerë Gilbert Baker në 1978 pas zgjedhjes së Harvey Milk, personit të parë gej që u zgjodh në detyrë si mbikëqyrës i qytetit të San Franciskos në Kaliforni. Flamuri u bë për të përfaqësuar kolektivisht komunitetin LGBTQ. Dhe megjithëse flamuri i parë përmbante tetë vija, Baker përfundimisht largoi ngjyrën rozë dhe bruz pasi ishte e vështirë të prodhohej në masë një version që përmban ato dy ngjyra.
“Na duhej diçka për të shprehur gëzimin, bukurinë, fuqinë tonë. Dhe ylberi e bëri atë,”tha Baker për CNN në 2015.
“Si një komunitet, si vendasit ashtu dhe ndërkombëtarët, njerëzit gejë ishin në mes të një trazire, një beteje për të drejtat e barabarta, një ndryshim në statusin ku ne tani po kërkonim pushtetin, duke e marrë atë,” shkroi Baker në kujtimet e tij. “Ky ishte revolucioni ynë: një vizion fisnor, individualist dhe kolektiv. Meritonte një simbol të ri. ”
Flamuri me tetë shirita nga Gilbert Baker valoi për herë të parë në Paradën e Ditës së Lirisë së Gejëve në San Francisko 1978, dhe deri në 1979, flamuri me gjashtë shirita u krijua si versioni më i popullarizuar. Sipas pasurisë së tij, ai krijoi vazhdimisht versione të reja të flamurit për të festuar komunitetin LGBTQ. Një material mëndafshi i vitit 1992 ishte vendosur brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Klintonit, dhe për të festuar 25 vjetorin e Stonewall në 1994, ai bëri një flamur një milje të gjatë që duhej të mbartej nga 5,000 njerëz në New York City.
Në qershor 2017, qyteti i Filadelfias miratoi një version të ri të flamurit të dizajnuar nga firma e marketingut Tierney që shton vija të zeza dhe kafe në majë të flamurit standard me gjashtë ngjyra, për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të njerëzve me ngjyrë brenda komunitetit LGBTQ. Burra të bardhë gej në Filadelfia dhe bashkësi të tjera kritikuan ndryshimin si të panevojshëm dhe përçarës, mirëpo flamuri gjeti përkrahje të madhe duke u përdorur në masë të madhe, madje edhe nga yje të njohur si Lena Waithe.
Ilustrimet nga Rye Frankie, përshtatur në shqip nga Dylberizm.