Fitore historike e kandidatëve queer në Zgjedhjet 2020 në SHBA
Siç ishte parashikuar, Nata e Zgjedhjeve 2020 në SHBA ka qenë, një rrëmujë e vërtetë. Florida dhe Texas kanë dhënë votën e tyre për Trump. Disa shtete kryesore si Pensilvania dhe Michigan mbeten ende pikëpyetje. Twitter është mbushur nga parashikues dhe lajme të pabazuara. Por ky ankth i pritjes së paku përballohet më lehtë me lajme të mira për komunitetin LGBTQ+.
Këto zgjedhje kanë qenë tashmë një natë historike për përfaqësimin politik LGBTQ+, me më shumë fitore që do vijnë në ditët në vijim ndërsa numërohen votat e mbetura.
Sarah McBride fitoi garën e saj për Delaware’s District 1, duke e bërë atë senatoren e parë shtetërore transgjinore e hapur në historinë amerikane. Trump mund të ketë fituar në Florida, por kështu bëri edhe Michele Rayner dhe Shevrin Jones – të cilët fituan garat e tyre në Shtëpinë dhe Senatin për t’u bërë senatori i parë që është hapur LGBTQ+ në Florida dhe gruaja e parë e zezë queer për të shërbyer respektivisht në legjislaturën e shtetit.
Ritchie Torres dhe Mondaire Jones fituan garat e tyre të kongresit amerikan në New York, që do të thotë se burrat e zi LGBTQ+ janë zgjedhur në Kongres për herë të parë.
Stephanie Byers fitoi ofertën e saj për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Kansas, duke u bërë gruaja e parë transgjinore me ngjyrë që siguroi një vend në një legjislaturë të shtetit.
Përfaqësimi politik LGBTQ+ po rritet dhe po zgjerohet në vende përtej New York dhe Vermont. Kim Jackson do të jetë Senatorja e parë e Shtetit e hapur si LGBTQ+ në Xhorxhia.
Në Kansas, ku Trump triumfoi, Byers fitoi garën e saj dhe Sharice Davids, e para kongresiste LGBTQ+ amerikane vendase, siguroi rizgjedhjen.
“Me garën presidenciale akoma në pritje, është pa dyshim e vështirë të përqendrohesh te pozitivja, por ka qenë një natë e shkëlqyeshme për përfaqësimin LGBTQ+ – veçanërisht në legjislaturat tona shtetërore”, deklaroi Elliot Imse, drejtori i komunikimit për Fondin e Fitores LGBTQ.
Nëse për diçka, ankthi i Natës së Zgjedhjeve flet për diskrepancën që shënon të ardhmen e të drejtave dhe përfaqësimit LGBTQ+ në Amerikë. Pjesa më e madhe e vendit është drejtuar drejt një të ardhme më queer, më progresive dhe më gjithëpërfshirëse, ku komunitetet e margjinalizuara kanë treguar veten të aftë të ngjiten në nivelet më të larta të qeverisë dhe të ushtrojnë ndikim në sallat më të mëdha të pushtetit.
Një President Biden mund të ndryshojë lojën për të drejtat LGBTQ+ në nivelin federal; një mandat i dytë i Trump pothuajse me siguri do t’i përkeqësonte ato më tej. Sido që të jetë, në këtë moment të pritjes, ekziston një farë qetësimi queer në atë që kemi parë deri tash.