11 tetori – Dita e Daljes Hapur
Dita Komëbtare e Daljes Hapur është ditë e ndërgjegjësimit LGBT+ që shënohet çdo vit në datën 11 tetor në SHBA dhe 12 tetor në vende tjera të botës.
Themeluar në SHBA në vitin 1988, ideja fillestare ishte bazuar në frymën feministe dhe çlirimit gej, ku personalja bëhet politike, dhe theksimit të formës më të thjeshtë të aktivizmit, dalja hapur te familja, shoqëria apo kolegët, dhe të jetuarit e jetës hapur si një person gej apo lezbike. Besimi fundamental është se homofobia lulëzon në një ambient të heshtjes dhe injorancës, dhe se kur njerëzit e marrin vesh që kanë të afërm që janë gej apo lezbike, ata kanë më pak gjasa të i mbajnë pikëpamjet homofobike dhe shtypëse.
Në vitet e fundit, ideja e “komunitetit të lezbikeve dhe homoseksualëve” është përfshirë kryesisht në idenë e komunitetit LGBTIQ+ dhe ideja për “coming out” është zgjeruar dhe nuk përfshin vetëm vetë-zbulimin si lezbike, gej , apo biseksual, por gjithashtu edhe si transgjinor, genderqueer, apo identitet tjera jo-konfirmiste.
Dalja hapur (coming out) është kur një person vendos të zbulojë një pjesë të rëndësishme të asaj se kush janë me dikë tjetër në jetën e tyre. Për shumë njerëz LGBTQ+, kjo përfshin ndarjen e orientimit të tyre seksual dhe/ose identitetit gjinor.
Dalja hapur është një proces i ndërlikuar dhe jo i thjeshtë, prandaj ju duheni të informohuni mbi dobitë dhe rreziqet e daljes hapur përpara se të merrni vendimin.
Logoja zyrtare e National Coming Out Day është dizajnuar nga artisti i njohur amerikan Keith Haring.