KTV publikon storien frymëzuese të Blend Bytyqit
Edhe pse jo gjithmonë në mënyrë të duhur, mediet shqiptare kanë filluar të rezervojnë më shumë hapësirë çështjeve LGBTQ+ në programet e tyre. Një ndër ta është edhe Kohavisioni i cili së fundmi për teleshikuesit shqiptarë ka sjellur storien e Blendit, artistit të ri nga Prishtina.
Blendi, 19 vjeç, është student i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai gjithashtu është një performues drag dhe ka bashkëthemeluar Kolektivin “Hyjneshat”, kolektiv ky që përgjatë verës 2020, për herë të parë në Kosovë, ka organizuar evente javore me performance drag nga performuesit drag nga Kosova.
Blendi ka ndarë me KTV-në rrugëtimin dhe eksperiencën e tij të pranimit dhe eksplorimit të identitetit të tij gjinor. Ndër të tjera, Blendi ka folur për mbështetjen e komunitetit LGBTQ+, të cilin ai e konsideron si familje.
Blendi është inspirim për të gjithë të rinjtë shqiptarë, sepse ka zgjedhur të jetoj jetën në mënyrën më autentike, duke qenë asgjë më shumë se vetja. Blendi është frymëzim për familjen LGBTQ+, duke shfaqur se, përderisa jemi të paragjykuar nga shumica, ne jemi këtu për njëri tjetrin, duke e mbështetur njëri tjetrin pa asnjë kusht.
Intervistën e plotë të Blendit në Express KTV e gjeni më poshtë.