Çka do të thotë të jesh biseksual?
Ka vend për të gjithë ata që tërhiqen nga më shumë se një gjini nën ombrellën bi+, pa marrë parasysh se çfarë emërtim përdorni. Bi, pan, queer, fluid dhe të tjerë, kanë qenë gjithmonë ndikues integral në lëvizjen për të avancuar mirëqenien e komunitetit tonë.
Me fytyra të famshme që kanë hapur rrugën duke folur hapur për biseksualitetin e tyre, si Freddie Mercury, David Bowie, Frida Kahlo, Marlon Brando, Amy Winehouse, e deri te aktivistët që avokojnë hapur sot si Janelle Monae, Lady Gaga, Angelina Jolie, Alice Walker, njerëzit në të gjithë botën po mësojnë dhe flasin më shumë për komunitetin biseksual+, si kurrë më parë.
Lejoni që kjo faqe të jetë një burim për ju dhe miqtë tuaj për të ndihmuar në thjeshtimin e asaj se çka do të thotë saktësisht të jesh pjesë e këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe të larmishëm.
Çka do të thotë termi Biseksual+/ombrella biseksuale?
Biseksual+ është një term gjithëpërfshirës për njerëzit që tërhiqen nga më shumë se një gjini. Komuniteti bi+ përfshin cilindo që identifikohet si biseksual, panseksual, fluid, queer, emërtime të tjera, apo edhe pa emërtime fare. Nëse ju tërheq më shumë se një gjini, dijeni se komuniteti bi+ ju mirëpret.
Çka do të thotë të jesh Biseksual?
Një biseksual është një person që ka aftësinë të krijojë tërheqje të qëndrueshme fizike, romantike dhe/ose emocionale ndaj atyre të së njëjtës gjini, si dhe ndaj atyre të një gjinie tjetër. Këto tërheqje mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme gjatë jetës së një personi.
Çka do të thotë të jesh Panseksual?
Një panseksual është një person që gjithashtu ka aftësinë për të formuar tërheqje të qëndrueshme fizike, romantike dhe/ose emocionale ndaj atyre të çfarëdo apo të të gjitha gjinive, ose pavarësisht nga gjinia. Këto tërheqje gjithashtu mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme gjatë jetës së një personi.
Cili është ndryshimi midis “Biseksualit” dhe “Panseksualit”?
Panseksual është një term modern, sepse për një kohë të gjatë është menduar (dhe vazhdohet akoma) se biseksualizmi është tërheqje vetëm ndaj atyre që identifikohen si burrë apo grua. Mirëpo, me avancimin e terminologjive mbi personat që nuk identifikohen si burrë e as si grua, biseksualizmi do të thotë të jesh i tërhequr nga më shumë se një gjini. Mbetet tek ju të vendosni se cili term ju pëlqen më shumë dhe me cilin ndiheni më rehat. Njerëzit e të gjitha gjinive dhe sekseve përbëjnë komunitetin biseksual dhe përfshihen në atë që personat biseksualë dhe paneksualë kanë aftësinë të duan dhe të tërhiqen!
A nuk është termi “biseksual” tërheqje për burrat dhe gratë?
Është një keqkuptim i zakonshëm që njerëzit që identifikohen si biseksualë interesohen vetëm për gjinitë binare të meshkujve dhe femrave. Sidoqoftë, përkufizimi i vërtetë është interesimi për gjinitë si tuajat dhe gjinitë e ndryshme nga tuajat. Personat e të gjitha gjinive përfshihen në atë që njerëzit biseksualë kanë aftësinë për të dashur dhe për t’u tërhequr!
Cilat janë disa sfida me të cilat përballen njerëzit bi+ në mënyrë specifike?
Njerëzit bi+ kanë më pak të ngjarë të dalin hapur sesa homoseksualët dhe janë në rrezik më të lartë për çështjet e shëndetit mendor. Sfidat tona unike shpesh nuk merren në konsideratë, dhe ne shpesh përfshihemi në kategoritë e “homoseksualëve” ose “heteroseksuale”. Identitetet tona mund të zhduken ose të injorohen. Edhe kur identitetet tona pranohen, ato shpesh mund të fetishizohen ose gjykohen në mënyra negative.
Cilat janë disa gjëra për të festuar për faktin që jemi bi+?
Ka shumë gjëra! Ne kemi një kulturë të pasur me njerëz të famshëm bi+ dhe një komunitet të fortë në të gjithë botën. Njerëzit bi+ kanë një perspektivë unike dhe magjepsëse në botë, dhe në fakt përbëjnë pjesën më të madhe të komunitetit LGBTQ+!
Nëse jeni në një marrëdhënie me dikë të së njëjtës/gjinisë tjetër, a nuk ju bën kjo gej/hetero?
E pasaktë. Është pyetje ofenduese me të cilën pretendohet që seksualiteti i personit biseksual ndryshon në bazë të me kë janë në marrëdhënie! Jo asgjë nuk ndryshon. Përderisa seksualiteti është fluid dhe mundet të ndryshohet me kohë, nuk ndërrohet aty për aty në bazë të gjinisë të personit me të cilin janë në lidhje. Personi është biseksual edhe kur është në lidhje me një vajzë, me një djalë, me një person që nuk identifikohet me asnjërën gjini etj.
A jam biseksual?
Vetëm ju mund ta vendosni këtë! Ka një bollëk emërtimesh nën ombrellën bi+ që ju mund të zgjidhni ose të mos zgjidhni, sido që ndiheni rehat. Askush nuk mund ta përcaktojë seksualitetin tuaj përveç jush!
A mund ta quaj veten bi edhe nëse nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me dikë të së njëjtës gjini, ose me dikë të një gjinie të ndryshme nga unë? Apo nëse nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me askënd fare?
Vetëm ju mund t’i përgjigjeni pyetjes nëse jeni bi apo jo. Të jesh bi nuk ka të bëjë me atë që ke bërë ose me kë ke pasur marrëdhënie. Bëhet fjalë për të njohur veten dhe për të kuptuar seksualitetin tuaj unik dhe identitetin tuaj unik. Nëse pretendimi i një emërtimi nën ombrellën bi+ është më i saktë për ju, komuniteti ynë ju mirëpret!
Si është të dalësh hapur si bi+?
Dalja hapur është një proces kompleks, diçka që bëhet në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë jetës sonë. Ndonjëherë mund të na duhet të dalim disa herë tek i njëjti person. Nëse jemi në marrëdhënie monogame afatgjate me dikë të së njëjtës gjini ose të një gjinie tjetër, të tjerët mund të supozojnë se jemi homoseksual ose heteroseksual, dhe dalja ndonjëherë mund të nënkuptojë kujtimin e njerëzve se jemi gjithmonë akoma biseksualë. Për më shumë detaje, lexojini këshillat tona për të dalë hapur.
A duhet të dal hapur?
Jo. Dalja është një vendim personal, dhe nëse vendosni të dilni hapur- ose me kë vendosni të dilni hapur- varet plotësisht nga ju. Nëse dalja është diçka për të cilën nuk jeni të sigurt, lexojini këshillat tona për të dalë hapur këtu.
Partneri im më ka dale hapur si bi. Çfarë do të thotë kjo?
Ju mund të jeni të brengosur nëse biseksualiteti i partnerit tuaj mund të ndryshojë marrëdhënien tuaj. Por mos harroni se të qenit bi nuk e bën një person të “lakmitar/epshor”, dhe se biseksualët formojnë marrëdhënie monogame të dashura dhe afatgjata po aq shpesh sa bëjnë njerëzit me orientime të tjera seksuale. Nuk ka asnjë arsye pse marrëdhënia juaj duhet të ndryshojë aspak. Të flisni hapur me partnerin tuaj se çfarë do të thotë identiteti i tyre i ri për ta – dhe çfarë lloje mbështetjeje ju nevojiten nga ju – do t’ju ndihmojë të dy të orientoni këtë ndryshim. Mbi të gjitha, mos harroni se partneri juaj është ende i njëjti person. Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, komunikimi i sinqertë përmes daljes hapur të partnerit tuaj mund ta bëjë atë edhe më të fortë.