Homofobia e Fakultetit të Arteve në UP
M – 19 vjeç.
Po du me tregu storien edhe eksperiencën tem kur kom apliku edhe kur e kom mbajt testin pranus n’Fakultetin e Arteve- Aktrim në UP.
Aktrimi i ka dy teste pranuese; I pari (rrethi i gjonë) edhe i dyti (rrethi i ngushtë). Unë e kom kalu rrethin e gjonë. Rrethi i ngushtë osht basically me pa ma shumë anën tonde të talentit për aktrim edhe këndim. N’juri ka qenë Astrit Kabashi, Ilire Vinca edhe njo që spo m’kujtohet emri.
N’minutin që jom hi, Astriti filloi me m’bo pytje personale nëse kom pas femën najherë. N’qato momente mbeta pak i shtangun edhe filloi me m’pytë nëse s’kom pas femën a kom pas frajer edhe m’pyti për orientimin tem seksual. Gjatë “testimit” Astriti edhe Ilire Vinca fillun me m’thonë me “aktru” rol t’mashkullit se kshtu jom shumë feminin. Fillun me m’pytë a di me impresionu ndoken që osht straight edhe a di me bo zonin ma t’trashë kur filloj me u bo ma “djalë”.
Krejt kto sene i kom bo ama prapë lypshin me kon ma djalë. S’kom ditë çka me bo, m’ja u kthy s’mujsha m’ja u kthy shkaku që jom ndi ekstrem jo rehat. M’kanë bo edhe pytje “A e din najkush që jom gej?” ose “A e din familja”, ose “Qysh reagojnë tjerët që jom gej. M’kanë thonë që “m’suportojnë” amo u pa që osht veç hajgare e tyne edhe m’kanë thonë që Fakullteti i Aktrimit i vyn një person si unë po n’fakt nuk m’kanë pranu. Për këtë arsye kom vendos që në aktrim n’Kosovë mos me apliku mo.
Nashta s’doket diçka e madhe ama për mu u kon send tepër i parehatshëm edhe smuj me harru najherë atë lloj eksperience. Edhe s’osht që nuk m’kanë pranu pse s’kom talent se n’fakt kom shumë edhe sa herë kom marrë pjesë ndokun n’aktrim m’kanë thonë që I’m a great actor. K’shtu që e di që that wasn’t the case.