Filmi queer që duhet parë: A Single Man (2009)
U bë kohë që kur në filma të ndryshëm janë më prezent personazhe queer të cilët në shumë mënyra kanë treguar që bashkëjetesa e heteroseksualëve dhe personave LGBTQ+ nuk është e ndarë rrënjësisht si dy botë të ndara pa lidhje me njëra-tjetërën.
Në shumë prej këtyre filmave tregohen detaje të rëndësishme të kësaj lidhje të ngushtë dhe dinamike midis njerëzve.
Njërin prej filmave veçohet për mënyrën delikate me të cilën trajton një element tejet emocional të pabarazisë mes heteroseksualëve dhe personave queer.
Në filmin “A Single Man” të vitit 2009, nga regjisori Tom Ford, trajtohen çështje komplekse që komuniteti LGBTQ+ ka përjetuar përgjatë historisë, dhe vazhdon të përjetoj edhe sot, si për shembull mungesa e legjislacioneve që lejojnë martesat të së njëjtës gjini. Pikërisht ky ligj për të cilin lobohet në kampanja të ndryshme.
Përshtatur nga romani i Christopher Isherwood me të njëjtin emër në vitin 1964 (i quajtur nga Edmund White si “një nga romanet e parë dhe më të mirë të lëvizjes moderne çlirimtare gej”), A Single Man përshkruan një ditë – 30 nëntor 1962 – në jetën e George Falconer, një profesor anglez në një kolegj të vogël në Los Angeles, i cili, tetë muaj pas vdekjes aksidentale të Jimit, të dashurit të tij prej 16 vjetësh, është ende thellë në zi. Është dita në të cilën vetëvrasja e planifikuar me kujdes e George përplaset me nxitjet e para të dëshirës që ai ndjehet që nga vdekja e Jimit.
Në pjesën e parë të këtij filmi tregohet jeta e një burri i cili kishte pranuar vonë veten e tij si gej dhe sapo kishte humbur të dashurin e tij në një aksident rrugor.
Trishtimi i tij qe thelluar kur përveç zisë, prindërit e të dashurit nuk e lejuan të ishte prezent në varrimin e tij. Kjo ngjarje kishte çuar personazhin në gjendje depresive të thellë.
16 vite të kësaj lidhje nuk do të thoshin asgjë as për shtetin ku jetonte as për prindërit konservator të të dashurit të cilët nuk e kishin pranuar kurrë këtë lidhje, por ishin lidhja e vetme ligjore që ekzistonte për të duke pasur dhe të gjithë të drejtat.
Këtu nis gjithë drama e burrit beqar i cili vuan këtë mohim të një pjese shumë të rëndësishme të jetës së tij. Kjo lidhje 16 vjeçare ishte shuar dhe ai kishte mbetur i ve, ndërsa për ligjin nuk kishte qenë kurrë i martuar. Madje dhe mikja e tij më e afërt i hedh poshtë këto vite duke i kërkuar të rilidhen sikurse qenë përpara se ai të kishte pranuar veten e tij.
Ky film nxjerrë në pah brutalitetin që komuniteti LGBTQ+ jeton duke ju mohuar ky detaj i të qënurit queer në jetën e tyre por dhe prezenca në historinë e shoqërisë, ku lidhjet të së njëjtës gjini trajtohen më së shumti si lidhje shokësh se sa një lidhje e mirëqenë dashurie që prej dekadash dhe ende tentohet të trajtohen në të njëjtën mënyrë për shkak të mendësisë me të cilën kjo shoqëri heteronormative është mësuar.
Ky film ka një atmosferë të qetë ku ngjarjet tregohen midis dialogut që personazhi kryesor i tregon mikeshës së tij e cila nuk arrin të kuptoj se sa e rëndësishme ishte kjo dashuri për atë.
Filmi A Single Man nga Tom Ford është një film me të vërtetë i jashtëzakonshëm, dhe mund t’i rezistojë shikimeve të shumta pa humbje të kënaqësisë ose intensitetit. Është një film i rritur – dhe i rritur jo thjesht në angazhimin e tij me temën e seksualitetit, por i rritur në pranimin e tij të realiteteve të jetës.
Personazhet mund të duan frikën ose dhimbjet e tyre, por filmi nuk ofron ngushëllim të rremë. Paraqet bukurinë dhe inteligjencën, burimin e miqësisë dhe kujtesën e dashurisë. Është një film i lezetshëm me një zemër të ngrohtë dhe të goditur por shpresëdhënëse.
Kritikuesë të ndryshëm të kinemasë e kishin vlerësuar mjaft pozitivisht filmin dhe performancën e aktorëve.
Filmi është bazuar nga romani më të njëjtën titull nga Christopher Isherwood dhe ishte nominuar për çmimin e Luanit të Artë në Festivalin e filmit në Venecia ndërsa aktori Colin Firth u vlerësua me çmimin Golden Globe dhe aktorja Julianne Moore u vlerësua si roli më i mirë mbështetës.