GASHI: Të bëhem një ikonë gej do të ishte e mrekullueshme
Reperi shqiptar Labinot Gashi, i njohur botërisht si GASHI, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pjesë të një interviste të tijën në Radion Breakfast Club Power e cila u zhvillua më 18 shtator 2019.
Në këtë intervistë GASHI ka folur për preardhjen e tij shqiptare, kohën kur ka punuar si pastrues, dhe ndryshimin e jetës së tij kur dikush e ndau videon e tij duke kënduar një studio regjistrimi në New York, ku më pas u anëtarësua.
Ndër të tjera GASHI foli edhe për albumin e tij të parë “1984” i cili do të publikohet me 6 gusht 2020. Për këtë album ai ka treguar se është inspiruar shumë nga artistët Michael Jackson, George Michael, Phil Collins, Backstreet Boys etj të cilët ai dhe familja e tij ka dëgjuar në vitet e 80-ta dhe 90-ta.
“Je inspiruar nga ikonat gej” gazetari i BCP radio i tha atij përgjatë intervistës. “Do që të bëhesh një ikonë gej?” e pyet gazetari. “Si do që dëshiron ta quash, është muzikë e mirë. Të bëhem një ikonë gej, do të ishte e mrekullueshme. Muzika që jam duke punuar është muzikë legjendare”.
Këtë pjesë ai e ka ndarë në storie në profilin e tij në Instagram, në prag të publikimit të albumit të tij të parë.
Kjo nuk është hera e parë që GASHI fol haptas për mbështetjen e tij ndaj komunitetit LGBTQ+. Së fundmi, ai ka publikuar videoklipin e këngës “Upset”, në bashkëpunim me Pink Sweat$ dhe artisten shqiptare Njomza, nga album ii tij i parë 1984, në të cilin shfaqen dy vajza dhe dy djem duke u puthur.
Para kësaj, në një postim në Instagram ku GASHI kishte lyer thonjtë e këmbës së tij, ai ka pranuar komente të shumta homofobike nga ndjekësit, shumica shqiptare, të cilët e kanë quajtur atë gej. “Të më quani gej nuk është ofendim për mua. Disa nga njerëzit më të mirë në botë, disa nga artistët më të mirë në botë janë gej, dhe kam shumë shoqëri të cilët janë gej.” Ishte përgjigjur ai në disa pastime në storie të profilit të tij në Instagram.