Organizatat e Shoqërisë Civile reagojnë mbi Projekt Kodin e ri Civil: shkel të drejtat e njeriut
Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar sot në një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës kanë konsideruar se Projekt-Kodi i ri Civil shkel të drejtat për partneritet (martesë apo bashkësi civile) për personat LGBTI në Kosovë.
Në deklaratë thuhet se “Projekt-Kodi Civil definon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme. Po ashtu, definon që Burri dhe Gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje. Më tej, Projekt-Kodi Civil parasheh mundësinë e krijimit të bashkimeve tjera civile me ligj të veçantë.”
Sipas OJQ-ve “Projekt-Kodi civil ka dështuar në sigurimin e njohjes ligjore të statutit të partneritetit të çifteve të sekseve të njëjta (të bashkësisë civile apo martesës) dhe i’a mohon këtyre përsonave të drejtën për të krijuar familje. Mos rregullimi i partneritetit për çiftet e të njëjtit seks në Projekt-Kodin Civil është çasje diskriminuese në bazë të orientimit seksual.”
Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, dje në një konferencë për medie ka paralajmëruar për ligjin e ri lidhur me këtë çështje. Ai tha se Ligji për familjen do të mbetet i pandryshuar kur të përfshihet në Kodin e ri Civil, ndërsa një ligj i ri që rregullon sindikatat civile për partneritete të gjinisë së njëjtë do të të paraqiten në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen e afërt.
“Barazia para ligjit në marrëdhëniet familjare sigurohet më mirë për të gjithë personat. Bërthama tradicionale e martesës është ruajtur, por ajo hap rrugën për sindikatat civile për herë të parë”, tha ai.
Ky kod definon që burri dhe gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje. Më tej, Projekt-Kodi Civil parasheh mundësinë e krijimit të bashkimeve tjera civile me ligj të veçantë.
OJQ-të kanë rikujtuar se Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për martesë dhe krijimit të familjes.
“Është e qartë që në Kushtetutën e Kosovës nuk ka gjini të përcaktuar, që do të pengonte çiftet e seksit të njëjtë të martoheshin dhe të krijonin familje. Më tej, Kushtetuta e Kosovës siguron edhe shtresa të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Neni 24 i Kushtetutës – Barazia para ligjit garanton që çdo person gëzon të drejtën e mbrojtjes ligjore pa diskriminim duke përfshirë edhe orientimin seksual si bazë të mbrojtur. Kushtetuta lejon zbatueshmëri direkte të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të Protokolleve të saj në legjislacionin e brendshëm të Kosovës, dhe përcakon që në rast të konfliktit të dispozitave ligjore të mbizotëroj ato.” thuhet më tutje në reagim.
Ata janë zotuar se do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe mekanizmat ligjorë që në Projekt-Kodin Civil të rreguollohen të gjitha format e martesës dhe bashkësive civile pa dallim.
OJQ-të të cilat e kanë nënshkruar deklaratën janë:
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL
Qendra Kosovare per Studime Gjinore – QKSGJ
Youth Initiative for Human Rights – YIHR KS
Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
Initiative for Justice and Equality – INJECT
Community Development Fund – CDF
Advocacy and Training Center – ATRC
Forumi per Iniciative Qytetare – FIQ
KAPHA
TOKA
ÇOHU
Fondacioni Lumbardhi
YMCA
Organizata Mediale Kosova Live
Integra
BIRN Kosovo
EcoZ
Let’s Do It Kosova
Levizja FOL
Civil Rights Defenders – CRD
Rrjeti i Grave te Kosoves – RrGK
Organizata ERA
Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP
Fondacioni Jeshil
KIPRED
Pishtaret
Anibar
Fondacioni Shtatembedhjete
Eco Tour
Qendra per Art dhe Komunitet – ARTPOLIS
Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te mbijetuarve te Tortures – QKRMT
Fondi per te Drejten Humanitare Kosovare
Culture Herritage without Borders – CHwB
EcoKosWomen
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile – KCSF
Instituti GAP
Instituti i Kosoves per Drejtesi
Ec Ma Ndryshe
Balkan Policy Research Group
ETEA
Kosovo Youth Council – KYC
GAIA
Democracy4Development – D4D
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
DokuFest
PIPS