Papritur fillova të kuptoj se nga një “idiot” që kam qenë po kthehesha vërtet në një njeri
M – 21 vjeç
Në fakt nuk mund ta besoj se si ndryshon njeriu. Unë kam qenë një njeri që kur përmendej komuniteti LGBTIQ+, ose ndryshoja temë ose bëhesha një njeri shumë agresiv. Sepse nuk e duroja dot këtë komunitet.
Ose të paktën kështu mendoja.
Kam pasur shumë kontakte me persona të komunitetit LGBTQI+ dhe disa prej shokëve të mi këtu në Shqipëri, kanë dal gej apo lezbike. Ndërsa, disa prej miqve të mi që banojnë jashtë vendit jane edhe transgjinorë. Papritur fillova të kuptoj se nga një “idiot” që kam qenë po kthehesha vërtet në një njeri. Kam filluar të ndjek shumë faqe në Instagram të cilat kanë lidhje me këtë çështje dhe më shumë nuk arrij ta besoj se çfarë “kafshe” isha.
Mbase nuk jeni ju ata me të cilët duhet të ndaj këtë mesazh, por ndjej se duhet ta bëja.
Doja të falenderoj këtë KOMUNITET, i cili më ka dhënë shumë kurajo dhe shumë besim se së shpejti edhe në Shqipëri dhe Kosovë ky komunitet do të ketë të drejtat e veta legjitime.
Unë do jem njëri prej atyre që do ta mbështes këtë kauzë.