Ton’ atë kohë nuk ishin kanë djemtë që m’pëlqejnë. Faktikisht, ishin kanë e hala janë çikat.
F – 18 vjeç
Jam një vajzë 18 vjeçare. Si fëmi shoqnia me gjininë e kundërt gjithherë m’ka pëlqy ma shumë se sa me nejt me çika. Po secilën herë t’u u rritë e djemtë t’u m’folë n’tjetër aspekt përveç shoqnisë e prej mos interesimit tem ndaj djemve e kuptova që n’ton’ atë kohë nuk ishin kanë djemtë që m’pëlqejnë. Faktikisht, ishin kanë e hala janë çikat.
However, qe qysh kom ra n’kit’ përfundim.
N’moshën 16 vjeçare, para 2 viteve, shkova te nji shoqe për me dalë me shëtit. Ke ni ditë vere e normal osht’ koha kur krejt vinë prej vendeve të jashtme për pushime ktu. T’u e pritë shoqën për me dal, n’atë moment ka dalë ajo me çikën e axhës që nuk e kisha pa ma përpara.
Si e pashë I was lost for words edhe nuk mujta as me i fol mirë, se ke shumë e bukur edhe mënyra se qysh folke m’ka tërhek jashtë mase. Po unë gjithmonë t’u mendu që veç osht’ ka m’pëlqen në mnyrë normale e jo si najçka ma shumë, se sinqerisht nuk mujsha me e pranu veten si lezbike, se kurrë s’e kisha mendu veten ashtu. Dikun mas nji jave ajo vet po m’shkrun edhe më tha me dal me i fol do sene para se me shku ajo në Norvegji, se atje jeton. Dolëm e ajo m’i tha krejt. Kur më ka thanë që po m’don e që po i pëlqej, u ndjeva sikur krejt bota u bo e jemja. Edhe unë përmenjiherë i shpreha ndjenjat e mia për to edhe ke nji shlirim i madh për mu, sidomos kur të dyjat i shprehëm ata çka e kena përmbrenda.
Kurrë nuk ma ka marrë mendja që ajo osht’ me t’njëjtin orientim si unë, po jom shumë thankful që tash ajo osht’ pjesë e jemja e unë e saj. Unë para do dite nuk isha edhe aq e sigurt deri n’momentin që u njoftova me to. Tash jo vetëm që e pranoj veten, por edhe e ndjej veten shumë krenare që ja kom dal me u shpreh para të gjithve pa marrë parasysh qysh e kanë prit kit’ lajm. Tash jom ma e lumtura në botë me to.
Jemi gati qe 2 vjet bashkë. Bashkëjetojmë në Angli ku jena të dyjat n’universitet. Pas shumë sfidave, jetojna n’nji rreth plot dashni e lumturi.