O njerëz, unë jom knej e jom gej!
F – 23 vjeç
Si fillim, t’gjitha storiet i kom ndjek deri tash. M’knaqët! M’u ka bo Dylberizmi sikur revista e preferume mujore që e pres me dalë. Storien tem jom nis’ me shkru qe sa, por ja që sot e pasna kohën.
Jom femër 23 vjeçe. Si fëmi gjithmonë i kom pëlqy femrat edhe kurrë s’e kom lodhë kryt’ që pse unë femnat e jo si shoqet e mia që i pëlqejnë djemtë. S’ka ardhë në konsiderim ky sen te unë.
Kjo ka vazhdu deri në klasën e 8-të kur ma ka bo ni shoqe: “A je lezbike a ?”. Unë idenë s’e kisha për çka e ka fjalën, veç i tashë; “Jo. Pse?”. Masnej m’tha; “Po e pëlqen ti shumë këtë shoqen, domethanë femrat. E duhesh me kon lezbike, si motra jem që është”. Unë veç meta qaty edhe i thashë: “Aha…..ok”. Prej kësaj bisede, ia nisa me u interesu për këtë sen ma shumë. Veç ni info shtesë me thonë që ndjenjat e mia jom kon gjithmonë e sigurt se çka po du e që i pëlqejsha shoqet, e në përgjithësi femrat.
E hapun jom veç n’do shoqni. Jo që s’guxoj me dal hapun prej shoqnisë e rrethit se jom n’atë pikë që nuk ma nin ma hiç kush e çka mendon për jetën tem, ama veç e di që familjen nuk i kom mbështetës. Nëse ish ardh puna te unë edhe e kishin marrë si diçka shumë të pritun, ama veç po menoj për këta edhe se qysh qaj sen kish ndiku te ta. Kështu që, kom vendos me ia lanë kohës.
Po ma e rëndësishmja është që, o njerëz, unë jom knej e jom gej, edhe krenare e madhe e që ju duuuu shumë e zemrën mal po ma boni kur po e shoh sa shumë kanë ndrru senet për t’mirë.
Asniherë mos u ndalni! E kjo osht’ veç nji copë e stories tem që dashta me e nda me juve.
Dashni për krejt edhe për ata që s’e dijnë çka osht’ dashnia.