Tu e lexu qitash
Njerëzit më të përvuajtur me depresion e fshehin atë më së miri

Njerëzit më të përvuajtur me depresion e fshehin atë më së miri

F – 21 vjeç

Kam qenë fëmijë 5 a 6 vjeç kur kam fillu me pas ndjenja “të çuditshme” për femra. Kur filloj puberteti edhe fillova të mësoj për edukatën seksuale, mendoja qe isha e vetmja që kisha ndjenja për të njëjtën gjini.

Kishe unë kisha një sekret që duhet ta ruajë me çdo kusht. Meqë krejt njerëzit rreth meje ishin homofobikë, e unë një Tomboy, unë fillova të flisja si ata e kur isha në biseda me homofobë, që janë shumica e njerëzve në Kosovë, mundohesha me i fsheh karakterisitka e mia ashiqare gej. Tek kah mosha 17-vjeçare ia kam pranu vetës që jam bi, sepse kam vuajtur prej bullizmit edhe nuk doja që të ketë “edhe diçka tjetër që nuk shkon me mu”. Tash kur po i shoh sa shumë është rritë komuniteti, e sa shumë janë out and proud po më bohet zemra mal.

Ama nuk e kuptoj qysh kanë mund me e gjetë njëri-tjetrin. Krejt nashta mendojnë që biseksualët kanë ma shumë shanse në dating life, ama o’ krejt e kundërta. Po m’doket më ka kalu koha kur është dashtë me i përjetu gjërat bazike me njerëz/partner.

Qishtu unë vuaj edhe prej depresionit e nuk besoj që kam me dal ndonjëherë prej dollapit, se edhe familja jeme nuk janë mikpritës të idesë që ndonjë i tyne është gej. Kam menduar shpesh për vetëvrasje e edhe e kam provuar edhe e kam lënduar veten shpesh. Sa për shoqëri, s’kam pasë kurrë e as nuk kam prej fëmijërisë dikë më të cilin kam mund të shprehem. Krejt bashkëmoshatarët kanë qenë të ndarë ne “kllika” e më kanë pas shënjestër të përqeshjes e sulmeve.

Kjo është edhe një arsye pse nuk kam mund të gjejë ndonjë partner a shoqni. Nashta këto kohët e fundit kam humbur shpresat edhe ma shumë, se zakonisht familja e njerëzit që më njohin më përshkruajnë si të dashur e të ngrohtë.. Por, njerëzit më të përvuajtur me depresion e fshehin atë më së miri.

Çka dua të them është nëse e shihni, e vëreni, e ndjeni që dikush i afërt apo i njofshëm i juaji vuan nga këto mendime, rrini pranë tyre e mundohuni me i nxjerrë prej këtij ankthi, se nashta për ata ka ende shpresë. Në Shqiptari e nënvlerësojna vlerën e shëndetit mendor e më parë i besojmë një mentaliteti të stërkalbur se sa ankesave të njerëzve.

Unë hala kam shumë shumë shumë dashuri për me ia dhanë ndonjë femre a ndonjë mashkulli, por më parë duhet diqysh me e gjet së paku veç pak me ia dhanë vetes ose dikush me ma dhanë mu.


E urrej faktin që i vetmi opsion tjetër në mendjem time është t’i jap fund mizorisë meqë kurrgjë tjetër në jetën time nuk po ec siç duhet. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top