Çka t’dhemb ma s’shumti osht’ ndjenja që ti kurrë s’ki me u dasht’ prej qatyne personave që duhesh me u dasht’ (familjes) për qato që je
M – 17 vjeç
Prej që jom kon fëmi, kom dasht’ sene t’ndryshme prej fëmive tjerë. Dikur e vërejta që jom edhe ndryshe prej fëmive tjerë. Për ni kohë t’gjatë kom mendu që unë jom sick ose nuk osht’ n’rregull diçka me mu edhe kom pasë shumë frikë me fol me t’shpisë. Kështu çdo natë kom kajt si fëmi edhe u kon seni ma i keq najherë. Jom ni shumë i vetmum.
Fmijtë n’shkollë gjithmonë m’kanë nguc’ pse jom kon i urtë ose për ta nuk jom kon djalë. Ajo pytja “A je djalë a çikë” u kon diçka e përditshme.
Unë nuk e kuptojsha pse po m’pysin edhe pse gjithë e kom ndje që jom pak ma ndryshe. Me kohë jom informu se çka osht’ t’u ndodh me mu. U kon vështirë me bo shoqni gjithë se kurrë s’ke mujt m’u kon vetvetja edhe gjithë u dasht’ me u përshtat pak, n’mnyrë që mos me nejt vetë.
E sot, unë hala shumicën e ditëve kaj edhe ndjehna shumë keq edhe i vetmum. Coming out nuk osht’ opsion. Çka t’dhemb ma s’shumti osht’ ajo ndjenja që ti kurrë s’ki me u dasht’ prej qatyne personave që duhesh me u dasht’ (familjes) për qato që je. E krejt çka unë kisha dasht’ osht’ me pasë ni shoqni që m’don për kto që jom. Lutna për ju që jeni si unë e që jeni t’u kalu në t’njëjtin sen.
Looking forward to the day we get to live freely!
Shumë dashni!
M – 17 vjeç