“A edhe ti koke bo me kta a?”
F – 22 vjeç
Nuk jom LGBT, por jom përkrahëse e juja deri në vdekje!
Kurrë nuk i kom marrë shumë seriozisht fjaltë që i thojshit nëpër invervista se kom mendu që si shoqni në Kosovë jemi pak ma mendjehapun edhe i përcjeptojmë do gjona ndryshe deri në momentin kur e kom postu në profilin tem në Facebook një foto me një person trans nga Gjermania me të cilën na ka ra me u taku rastësisht – foto prej t’cilës i kom njoftë shumicën e shokëve që kurë nuk e kom mendu që kishin me pas asi lloj mentaliteti.
Kurrë nuk e kom mendu që ish shoku i bankës që veç gjumi na ka nda me m’thanë “harro që ki me fol me mu përderisa ki postu foto me njeri të tillë”, e familjarët menjiherë t’u m’shkru “A edhe ti koke bo me kta a ?”. Jon kon ditët ma t’vështira për mu sa që kom vendos se ku t’përmendet komuniteti juj kom me bo ma t’mirën e mundshme nëse veç mundem me ndihmu diçka!