Bota po shënon Krenarinë Globale 2020
Krenaria Globale (Global Pride) është një ngjarje queer në internet, që po zhvillohet sot me 27 qershor 2020. Organizuar si përgjigje ndaj pandemisë ndërkombëtare COVID-19, e cila detyroi anulimin e shumicës së ngjarjeve tradicionale të krenarisë LGBTQ+ për shkak të kufizimeve në distancimin shoqëror në tubime të mëdha publike, ngjarja do të shfaqë programe sociale dhe kulturore live, të organizuar nga grupe të ndryshme të komunitetit LGBTQ+ dhe komitete krenarie nëpër botë. Sipas një liste të mbajtur nga Shoqata Evropiane e Organizatorëve të Krenarisë (EPOA), gati 500 ngjarje Krenarie janë anuluar në të gjithë botën.
Sipas ekzekutivit të InterPride, Andrew Baker, “Nga një këndvështrim dixhital, komuniteti ynë tashmë ka mjetet për t’u përfshirë në periudha izolimi si kjo. Komuniteti ynë po përjeton një mundësi për ta bërë atë në mënyra më kuptimplote. Komuniteti ynë po përjeton gjithashtu një bandë të kujtesë se pse ne kemi ato aftësi. “
Prandaj në këtë ditë, e në këto ditë të fundit të Muajit të Krenarisë, shfrytëzoni mjetet dixhitale për rritjen e vetëdijes kolektive mbi shtypjen sistematike dhe diskriminimin ndaj personave LGBTQ+. Përdoreni profilin tuaj në rrjetet sociale për të ndarë storiet e njerëzve queer, dhe ngjarje tjera të cilat mund të jenë të panjohur për përcjellësitë dhe shoqërinë tuaj.
Për më tepër, festoni ekzistencën tuaj dhe Krenarinë LGBTQ+.
Urime Krenaria për të gjithë shqiptarët queer kudo në botë.