Për Ylber Bardhin, njerëzit LGBTI+ nuk janë “normal”
23/06/2020
Aktori i njohur kosovar Ylber Bardhi ishte mysafir në emision “Natën me Fatmir Spahiu” së bashku me deputetin në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj.
Përgjatë emisionit, nikoqiri Fatmir Spahiu iu drejtua të dyve me pyetjen se çka mendojnë ata për komunitetin LGBTI+. Në pyetjen që u drejtua të dyve, Ylber Bardhi duke hezituar të përgjigjet tha se “Unë nuk mendoj hiç për ta (komunitetin LGBTI+)” dhe duke bërë “shaka” tha se në Gjakovë ka edhe njerëz “normal” kur iu referua shakasë që ai vet e solli në diskutim (faktin se ai është nga Gjakova dhe emri i tij është Ylber).
Kjo është përgjigja e tij e plotë:
Kqyre edhe qito
Etiketat
0
Shpërndarje
0
Shpërndarjet