Hixhrat e Pakistanit, nga Bruno Morandi
Në nënkontinentin Indian, Hixhra (Hijra) janë eunukë, njerëz interseks dhe transgjinorë. Të njohur edhe si Aravani, Aruvani, Jagappa, ose Chhakka, komuniteti i hixhrave në Indi preferon ta quajnë veten Kinnar ose Kinner, duke iu referuar qenieve mitologjike që paraqiten në këngë dhe valle. Në Pakistan, ata quhen Khawaja Sira – ekuivalent për transgjinorët në gjuhën urdu.
Hixhrat njihen zyrtarisht si gjini e tretë në vendet e nënkontinentit Indian, duke u konsideruar as plotësisht mashkull, as femër. Hixhrat kanë një histori të regjistruar në nënkontinentin Indian nga antikiteti e tutje, siç sugjerohet nga periudha Kama Sutra.
Shumë hixhra jetojnë në bashkësi të mirëpërcaktuara dhe të organizuara, të udhëhequr nga një mësues guru. Këto bashkësi kanë ekzistuar në gjenerata të tëra ndaj atyre që janë në varfëri, të refuzuar ose që kanë ikur nga familja e tyre e origjinës. Shumica punojnë si punonjës seksi për mbijetesë.
Fjala “hijra” është një fjalë Hindustani. Në përgjithësi hixhrat kanë lindur mashkull, vetëm disa kanë lindur me variacione interseks. Disa hixhra i nënshtrohen një riti fillestar në komunitetin e hixhrave të quajtur nirwaan, që përfshin heqjen e penisit, skrotumit dhe testikujve.
Që nga fundi i shekullit të 20-të, disa aktivistë hixhra dhe organizata joqeveritare kanë lobuar për njohjen zyrtare të hixhrave si një lloj “seksi të tretë” ose “gjinisë së tretë”, si as burrë e as grua. Hixhrat e kanë fituar me sukses këtë njohje në Bangladesh dhe kanë të drejtë për përparësi në arsim. Në Indi, Gjykata Supreme në Prill 2014 njohu hixhrat, njerëzit transgjinorë, eunukët dhe njerëzit interseks si një ‘gjini të tretë’në ligj. Nepali, Pakistani, India dhe Bangladeshi të gjithë kanë pranuar ligjërisht ekzistencën e një gjinie të tretë, ku India dhe Nepali ofron një mundësi për ta në pasaporta dhe dokumente të caktuara zyrtare.