Qe 10 vjet e di që jam non-binary, edhe prapë ndihem sikur nuk jam vërtetë.
Storia që e keni postu së fundmi m’ka inspiru me ju shkru.
Unë jam person non-binary po shoqnia ime e injorojnë identitetin tim. I tregoj shpesh emrin tim, po ato gjithmonë thojnë “ah po, m’fal” tani pas disa minutave e përsërisin prapë emrin e vjetër.
Unë gjithmonë ndihem keq që duhet me i tregu me përdor emrin që e preferoj. Më duket që gjithçka që ndjej është veç imagjinata ime. Më duket që kurrë nuk kam me mujt me pas identitetin tim të vërtetë. Pastaj, edhe kur e gjej identitetin tim, njerëzit rreth meje e marrin sikur të pa rëndësishëm ose sikur ata kanë të drejtë ta abuzojnë atë.
Shoqnia jem, edhe njerëzit e tjerë rreth meje, gjithmonë më kanë tregu që çka do që ndjej, është veç fazë. Unë i kuptoj fazat e fëmijërisë, po qe 10 vjet e di që jam non-binary, edhe prapë ndihem sikur nuk jam vërtetë.