Nuk e di a jom tu e bo senin e duhur?!
F – 23 vjeç
E takova dashurinë e jetës time verën e kaluar. Kur ja kemi nisë tu fol, meniherë e kena pas ni lidhje emocionale t’fortë edhe e kuptojshim njona tjetrën për çdo sen. U lidhëm aq shumë që gati çdo ditë e kalojshim bashkë. Ajo nuk ishte vetëm e dashura ime mirëpo edhe shoqja ime e ngushtë. E kom dashtë me gjithë zemër dhe ja kom plotësu çdo kërkesë që e ka pas.
Lidhja jonë ka zgjatur afër 8 muaj. Arsyja e ndarjes u kon familja e saj dhe që nuk mundet me planifiku një të ardhme me një qikë. Ky sen më shkatërroi sepse ajo ishe gjithçka që unë ëndërroja ta kisha për partnere (familja ime osht okay me seksualitetin tim). E imagjinoja të ardhmen me të kurse ajo jo.
Pas ndarjes ajo më sugjeroi që të bëhemi shoqe që mos ta humbim njëra tjetrën dhe shoqërinë që e kena formu gjatë lidhjes. Unë jam munduar mirëpo e du ma shumë se gjithçka, mirëpo nuk mundem ta shoh atë vetëm si shoqe. Ajo thotë që mundet me m’pa si shoqe ndërsa unë jo.
Unë nuk besoj që mundesh me qëndru veç si shoqe me ni person që e don. Diçka tjetër që më pengon nëse kisha qëndru shoqe me të janë historitë e saj duke shkuar me persona tjerë. Duke e njohur vetën e di që veq e kisha shkatrru vetën me kët sen. Nuk osht vetëm arsyeja e xhelozisë mirpo dhimbja me pa atë me dikon tjetër. Është vetëm një maltretim që nuk dua të ja bëj vetës.
Tash kam vendosur që duhet ta ndaloj çdo komunikim me të, që me kalu këtë dhimbje sa ma shpejtë. Mirëpo po ndihna në faj që po largohna prej saj! Ajo ishte gjëja më e mirë që m’ka ndodhë në jetën time. Kena shumë kujtime të mira së bashku. Më dhemb që po e largoj prej jetës time.
Nuk e di a jom tu e bo senin e duhur?!