Kjo që po veshna si “djalë” nuk o mirë se Zoti m’ka fal çikë, bla bla bla…
F – 16 vjeç
Nuk e di sa kohë ka që jom ka mendohna me ju shkru, edhe sa kohë ju ndjeki pa ju bo follow, tu u tut’ mos po e shohin t’familjes që ju ndjeki, po k’shtu asni post nuk m’ik se i lexoj edhe i kqyri me qejf.
Pjesa jem e historisë osht që unë prej moshës 13-14 vjeçare kom kuptu diçka ma ndryshe te vetja jem, që nuk o diçka n’rregull… t’paktën unë qashtu mendojsha. At’ kohë e lash at’ ndjenjë se thojsha kalon me kohë, se dijsha as vet çka kom se kurrë nuk kisha ni për termin “lesbike”, për “peder” po ama n’fmini na kan’ m’su që o diçka katastrofale edhe sen ma shumë, veç e kena dit’ që s’bon edhe qaq.
Me kohë ja nisi qikjo ndjenjë dyqysh me m’hongër prej mrena edhe kur m’patën ble telefon ja nisa me eksperimentu me kqyr me gjet se çka o qikjo? a ka njerëz si unë apo jom e vetmja? Tu lyp veç, çdo ditë gjejsha informata ma t’shumta edhe ja nisa mu ndje shumë mirë me vetën se e kuptova që nashta jom biseksuale, se kom pas nashta ma e vogël simpati për djem po as vet se kom dit’, si çdo fmi i vogël normal.
Po nejse qeshtu vazhdoj qekjo kohë edhe kur thash ka me kqyr a osht qiky sen i lejum me fe, se prindërit tjetër sen na kan’ msu, që nuk bon, edhe ja nisa me lyp. Po çka me hi, ma mirë mos t’kisha hi hiç se secili çka kishin fol hoxhallart, veç zi e ma zi kishin thonë. Që o mëkat i madh, që nuk bon, që Zoti i urren personat si unë, edhe çdo e keqe që mun’ me thonë ni person e kishin thonë.
Faza jem e tashme osht që e di që kjo nuk ndryshon, po çdo natë jom ka ngoj hoxhallarë veç kishe po bona ma mirë, mos po kthena n’njeri normal qysh m’tha edhe shoqja jem e bankës se te ajo u qela. Ajo m’tha “ti a ke lujt prej menve a çka? kjo o veç budallaki, ka me t’kalu. Ti veç lutju Zotit se nuk o mirë”. As përkrahje nuk m’dha as sen, veç ma keq ma boni.
Vendosa që me ja marr këshillën. Qe 1 vjet, unë çdo natë masi t’ngoj najsen n’Youtube pa kajt s’muj, se kërkush s’i përkrah sipas fesë, i bjen që o mëkat i madh. E di që vetës keq po ja boj, e di që ska me ndryshu, thjesht diçka kom kuptu: që prej që kom mendu që jom bi, e kom kuptu që jom lesbike sen tjetër. Nuk tërhjekna ka gjinia mashkullore aspak.
Thjesht i lash qato që i bojsha edhe u fokusova te vetja se e kuptova që nuk ka me ndryshu kurrë. Unë jom kjo, po tu u marr me vetën unë krejt e kisha lon mas dore veshjen teme, që e ndrrova kompet stilin, edhe ja nisa mu vesh pak ma tomboy style, edhe krejt familja kishin nis’ me dyshu, që pse përniher me ndryshu unë?!
Para do dit’ve e kuptova që ni natë, ishin ulë krejt, kishin fol për mu, që ni ditë kan’ me m’marr me fol me mu e me ma tregu udhën e drejtë, se jom shumë gabim, se jom çikë e re, që ka me gjet djalin e andrrave kur t’vjen koha, edhe që kjo që po veshna si “djalë” nuk o mirë se Zoti m’ka fal çikë, bla bla bla…
Tash nuk pe di as çka me bo as kërka nuk jom. Spo ka natë që spo kaj. Kan’ diktu edhe prej disa story-ve kur ke Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë, Transfobisë. Unë nxjerra diçka edhe e shkrujta që nuk osht e domosdoshme mu kon’ pjesë e tyne që me i përkrah, veç që mos mu diktu po thjesht që kom ndryshu pamjen fizike kan’ nisë me dyshu.