Nuk mundem me e puth një djalë edhe pikë.
F – 25 vjeç
Që kur i mbusha 4 vjet e kam ndje se më pëlqejnë femrat, dhe puthja e parë me të ka qenë në moshën 6 vjet dhe ma ka thy. Kurrë në jetë nuk menojsha se nuk është normale apo sëmundje psiqike etj. Por në moshën ma të madhe thash hajt ta provoj me naj djalë dhe veç sa ma ka kap dorën më iku truni e thash: Never. Nuk mundem edhe pikë.
Tash për shkak se jam rritur me një shtet tepër homofobik kam menduar që më diskriminojnë dhe e mbajsha fshehur. E dijshin vetëm ata femra me të cilat kam pas ndonjë marrëdhënje.
Kur u ktheva në Kosovë (në gjimnaz më ra këtu me u shkollu) e mbajsha fshehur, por kur dola në universitet i tregova njëherë shoqërisë së ngushtë dhe për çudi më kan përkrahë të gjithë. Edhe vëllezërit e mi më kan përkrahë, edhe mami e din por nuk ma thotë, ndërkohë që babin e kam homofob.
Tash jetën mirë e kam, jam me femrën që e dua ma shumë se 13 vite dhe së shpejti do martohem me të në Portugali (sepse lejohet).
Kështu që krenohuni se çfarë jeni dhe mos keni frikë nga asgjë dhe gjejeni personin e duhur dhe jeni të lumtur. Peace!