Na jena familje edhe familja qëndron bashkë
F – 15 vjeç
Kur jom kon e vogël kom pa shumë filma, edhe ni ditë me familje e kemi kqyr bashkë ni film t’vjetër edhe gjatë filmit ka qenë ni çift lezbik, edhe reagimi i jem i parë ka qenë “Ky sen lejohet a?? Ueee!!! Edhe mu po m’pëlqejnë vajzat pra” edhe e kom vërejt që nuk kom pas shumë interesim n’djem. Nashta naj njo aty ktu, amo kom pas ma shumë interesim n’vajza.
Edhe kshtu e kom vërjet që për shume do njerëz osht normale edhe kom pas shoqni me interesim n’gjininë e njëjtë. Me kalimin e kohës i kom marr vesh termet si “bisexual” ose “queer” edhe kom njoftu shumë njerëz t’komunitetit edhe e kom kuptu që jo gjithkush ka me m’dashtë.
Kom menu që nashta kërkush nuk munet.
Amo kur e shoh pozitivitetin që e shpërndan kjo familje, m’bon me u ndi e plotë. Sikur ni vrimë mrena meje mushet prapë. Edhe unë shumë du që edhe tjert me i bo njejtë me u ni.
Kshtu që i vetmi sen që muj me ju thonë komunitetit osht se ju du pa masë edhe kurrë kurrkush nuk osht ose ka me qenë vetëm, për shkak se na jena familje edhe familja qëndron bashkë.