Mori Fund Eddy Belleguele
Édouard Louis është shkrimtar gej francez, autori i librit “Mori Fund Eddie Belleguele (The End Of Eddy).” Libri tashmë i përkthyer në 25 gjuhë, është autobiografi e autorit, që përshkruan dhunën dhe dëshpërimin e jetës që përjetoi ai duke u rritur në varfëri në një krahinë homofobike të Francës.
Libri portretizon fëmijërinë dhe zgjimin seksual duke shpjeguar në detaje ngacmimet, vështirësitë, rritjen në shoqëri diskriminuese e me baba alkoolist; si dhe dhunën psikologjike, emocionale dhe fizike nëpër të cilën ai kaloi.
Autori cek: “Në të vërtetë, kryengritja kundër prindërve të mi, kundër varfërisë, kundër klasës sime sociale, racizmit të saj, dhunës së saj, zakoneve të saj, ka qenë veçse e dytë; ngaqë para se të revoltohesha kundër botës së fëmijërisë sime, është bota e fëmijërisë sime që ka ngritur krye kundër meje.”
Pas suksesit sensacional në Francë, përkthimi i librit në shqip u soll në vitin 2014 në Panairin e Librit në Prishtinë, duke qenë ndër librat më të shitur për shkak të tematikës kontraversale.
Édouard Louis shkruan me intelegjencë mëshiruese dhe me stil veçantë. Ka qenë i nominuar për çmimin Prix Goncourt du Premier Roman në Francë, dhe tanimë cilësohet si shkrimtarët më të njohur francez të brezit të tij.