Jo gjithkush t’kupton se çfarë je në të vërtetë
F – 16 vjeç
Qysh kur jom kon’ e vogël, gjith’ kom pas’ simpati për djem edhe pse jom kon si djalë pak a shumë. Floktë i kom pas’ t’shkurta e stilin e djemve poashtu, edhe kurrë se kom mendu që ka me pas ndjenja për ni qikë deri n’momentin kur kom hy n’gjimnaz edhe isha shumë konfuze për seksualitetin tem.
Me ni anë menojsha që s’jam lezbike e n’anën tjetër s’dojsha me ja pranu vetit kët’ sen derisa u shpreha te shoqja jem e ngushtë e cila m’ka kuptu edhe m’ka mbështet e vazhdon me bo kët’ sen.
Pastaj jam shprehë edhe te dy persona tjerë që nuk m’kan’ dhonë edhe qaq mbështetje t’madhe sa kom pas’ unë nevojë, ama me kohë kom vazhdu me i kuptu senet që ni njeri si unë ka nevojë me i ditë se jo gjithkush t’kupton se çfarë je në të vërtetë e nuk të pranon si pjesë e shoqnisë.
Po nihna shumë krenare që jam pjesë e komunitetit LGBTI+ e që po nihna vetvetja edhe pse familja jem nuk besoj që e kishin aprovu ni gjë të tillë, ama prapë se prapë nuk do t’dorzohna, tek e fundit ka me luftu për lumturinë tem e për atë çka unë besoj që është e drejtë për mua.
Ju dua shumë.