Java Aseksuale (24 – 30 tetor)
Dashuri nuk do të thotë gjithmonë edhe seks. Tërheqja seksuale ka të bëjë me gjetjen e një personi specifik tërheqës seksual dhe që dëshiron të kesh marrëdhënie seksuale me të. Por ka edhe njerëz që nuk përjetojnë aspak tërheqje seksuale, dhe ata mund të jenë aseksualë.
Është e rëndësishme të mbani mend se aseksualiteti është një term ombrellë dhe ekziston në një spektër. Njerëzit aseksualë – të njohur edhe si “Ace/As” ose “Aces/Asët” (Asi nga letrat e bixhozit) – mund të kenë pak interes për të bërë seks, edhe pse shumica dëshirojnë marrëdhënie intime emocionale.
Asët zakonisht përdorin termet hetero-, homo-, bi- përpara fjalës romantik për të përshkruar ndaj kujt përjetojnë tërheqje romantike. Për shembull, një person që është hetero-romantik mund të tërhiqet nga njerëz të një seksi ose gjinie tjetër, por jo në një mënyrë seksuale.
Ace Week (e themeluar si Java e Vetëdijes Aseksuale në 2010) është një ngjarje vjetore që vë në qendër të vëmendjes aseksualitetin. Kjo javë është për tu festuar përparimi që është bërë si komunitet, por edhe për të bërë fushatë për të kuptuar më shumë dhe pranuar identitetet e spektrit aseksual.
Komuniteti As ka bërë përparim domethënës ndër vite. Përfaqësimi aseksual në mediat kryesore vazhdon të përmirësohet, organizatat kryesore LGBTQ+ tani pranojnë dhe përfshijnë aseksualët, dhe grupet e komunitetit As kanë mbirë dhe lulëzuar në qytete në mbarë botën. Megjithëse, lufta për dukshmëri dhe pranim ende vazhdon. Identitetet As shpesh anashkalohen ose keqkuptohen, dhe shumë aseksualë rriten akoma duke mos kuptuar se aseksualiteti është një opsion.
Për këtë, aseksualët në të gjithë botën marrin pjesë në Ace Week duke krijuar burime arsimore, duke shkëmbyer informacione në rrjetet sociale dhe duke organizuar ngjarje në komunitet. Këto nisma globale shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin, përhapjen e informacionit dhe ngjalljen e diskutimeve në lidhje me identitetet As. Gjithnjë e më shumë njerëz zbulojnë komunitete As çdo vit, dhe bashkë me ta, gjejnë pranim, rehati dhe gëzim.