A je çikë a djalë?
F – 20 vjeç
Kur jom kon e vogël, jom kon si djalë. I kom pas flok’t e shkurta, veshjen si të djalit, edhe zakonisht pyetja e njerëzve u kon: a je çikë a djalë? Kaniherë ka ndodhë me ju thonë që jom djalë lol. Zakonisht kur shifsha çika diqysh mu bojshin flutrat n’bark edhe s’mujsha me kuptu çka po ndodh me mu.
Kaloj ni kohë edhe e zbulova çka jom. Në fillim, edhe pse jom kon si djalë me veshje dhe dukje, nuk dojsha me ja pranu vetës që jom lezbike, po ja pranova mandej, edhe pse e kom pas tepër të ndërlikume momentin që e pranova vetën. Edhe u ndihsha mirë, edhe s’u ndihsha. T’shpisë i kom shumë homofoba, po çka osht me rëndësi për mu osht se nuk ju shkon mendja çka mundem mu kon edhe muj me thonë sinqerisht krenohna me vetën për atë çka jom