Sappho është një poete e Greqisë antike, e cila themeloi një shkollë për vajzat në ishullin e Lesbos, i njohur edhe si Lesvos. Poezitë e saj (megjithëse kryesisht ruhen vetëm si fragmente) përmbajnë referenca të shumta për gratë që i duan gratë tjera. Poezitë e saj janë vlerësuar aq lartë saqë Platoni i referohej asaj si Muza e Dhjetë.
Trashëgimia e saj në botë ishte të jepte një emër për një “racë” të tërë të grave që i duan gratë në një mënyrë seksuale. Termi “Sapphist” ishte në përdorim në Francë dhe Angli në shekullin e 18 për të i’u referuar lezbikeve.
Sappho ishte shkrimtare e frytshme, mendohet se shkroi rreth 10,000 rreshta; deri më sot kanë mbijetuar vetëm rreth 650. Poezia e saj ishte e mirënjohur dhe e admiruar shumë gjatë antikitetit, dhe ajo ishte një prej poeteve lirikë më të vlerësuar nga studiuesit e Aleksandrisë Heleniste.
Poezia e Sapphos ende konsiderohet e jashtëzakonshme dhe veprat e saj vazhdojnë të ndikojnë në shkrimtarët e tjerë. Përtej poezisë së saj, ajo njihet mirë si një simbol i dashurisë dhe dëshirës midis grave. Fjalët safike dhe lezbike rrjedhin nga emri i saj dhe përkatësisht nga emri i ishullit të saj.
Ndërsa rëndësia e saj si poet konfirmohet që nga kohërat më të hershme, të gjitha interpretimet e veprës së saj janë ngjyrosur dhe ndikuar nga diskutimet për seksualitetin e saj. Ajo është më e njohur për poezinë e saj lirike, e shkruar për tu shoqëruar me muzikë.
Poezitë e saj janë të shkruara në gjuhën Greke Aeolike.